Kumanovarët ankohen për trajtim jo të barabartë nga komuna

    Qytetarët e Kumanovës ankohen për trajtim të pabarabartë nga ana e kreut të komunës. Thonë se në pjesët e banuara me shumicë shqiptare, vetëm premtohet dhe nuk punohet fare, ose punohen projekte jocilësore. Një prej gjërave që kanë pritur gjatë këtij mandati por nuk është realizuar, përmendin rrethrrotullimin te tregu i gjelbër.

    Anketë me qytetar

    ” Premtime po jep, por ka maqedonasit shkon e ndreq, te ne po e vendos asfaltin si pëlhurë dhe pastaj për një javë po prishet. Kot çfarë premtime, tanët nuk po punojnë, e lëre më ai.”

    “S’di çfarë të them për Kumanovën asgjë. Problem është këtu në Kumanovë, thonë se do të ndërtojnë, nuk e ndërtojnë… Nuk di”.

    “Projekte të fukarallëkut ?
    – A janë realizuar?
    -Au si jo, plot, ja na po rrimë”.

    “Asgjë nuk është realizuar asnjëherë, as asfaltim, as asgjë nuk është realizuar asnjëherë… 01:35 Të zhgënjyer deri në fyt, mirë nuk ka asgjë, prej asnjë partie s’kemi prit asgjë hiç, mi votuar i kemi votuar, e nuk kemi përfituar asgjë. “

    Banorët maqedonas nga ana tjetër janë të kënaqur me punën e numrit një të komunës. Një nga të anketuarit thotë: “për ne është i mirë, për të tjerët nuk e di.”

    “Te ne kanë rregulluar gjithçka, rrugë, asfalt, i mirë është njeriu, për ne është i mirë, e për të tjerët nuk e di. Edhe gjithmonë kur e kërkojmë, gjithmonë është në shërbim, jep ndihmë”, tha një qytetare.

    “Shumë janë premtuar, vetëm se flemë e i harrojmë”, shtoi një qytetar.

    Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, hedh poshtë pretendimet për ndarje të qytetarëve. Ai thotë se ka punuar për të gjithë njësoj.

    “Unë jam 8 vite kryetar komunë, asnjëherë nuk kam ndarë dhe nuk do t’i ndaj qytetarët e mi, për mua s’ka shqiptarë maqedonas, ka kumanovarë. Ky është perceptim i gabuar, punohet në të gjitha pjesët e qytetit….28:25 Më vjen keq që janë mendimet e disa individëve ashtu, por unë do të përsëris, do të vazhdoj ta menaxhoj qytetin nëse marr mbështetje, ashtu siç e kam menaxhuar deri më tani”, tha Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës .

    Për rreth rrotullimin konkret, Dimitrievski thotë se nuk ishte ishte i paraparë për këtë mandat dhe se i duhet edhe një tjetër për realizim./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kuvendi ka filluar procedurat për formimin e një shërbimi të ri policor vetëm për të forcuar sigurinë e kuvendit

    Lajmi i rradhës

    RMV deri në dhjetor do t’i përmbushë kushtet për “roaming si në shtëpi” me BE-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë