Uji në Tetovë i papijshëm pas reshjeve të shiut

    Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri” Tetovë ka bërë të ditur se uji në Tetovë nuk është i përshtatshëm për pije, pasi siç thanë, ka ndodhur turbullim i burimit për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

    N.P.K “Sharri” tha se gjatë ditës së nesërme do të kryhen edhe analizat e ujit dhe do të njoftohen qytetarët kur mund ta shfrytëzojnë ujin për pije.

    “Ju njoftojmë se brenda një ore do të fillojë lëshimi i ujit në rrjetin e furnizimit në gjithë qytetin. Megjithatë, për shkak të reshjeve të dendura që vazhdojnë edhe sonte në rajonin e Kodrës së Diellit, ka ndodhur turbullim i ujit në burimet e Sharrit, dhe uji vazhdon të jetë i turbullt dhe i papërshtatshëm për pije. Qytetarët luten që ujin ta përdorin vetëm për nevoja elementare (si higjienë dhe pastrim), derisa të përfundojnë analizat e reja laboratorike. Analizat e radhës do të kryhen nesër, pas së cilës qytetarët do të informohen menjëherë për rezultatet dhe cilësinë e ujit. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet në njoftimin e N.P.K “Sharri” – Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    Politikanët-influencerë në RMV, kush sa harxhoi për reklamim në Facebook?

    Lajmi i rradhës

    Edhe 5 ditë deri në fund të fushatës zgjedhore, partitë vazhdojnë me aktivitete

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë