Artan Fuga flet për gratë në politikë: në një pushtet maskilist, ato ndjekin dy rregulla

    I ftuar sot në ‘Goca dhe Gra’, akademiku Artan Fuga u shpreh se gratë sot në politikë kanë ‘ndërruar seks’, jo në kuptimin biologjik por në atë psikologjik për t’u përshtatur në një pushtet maskilist.

    Fuga përmend se gratë së pari detyrohen të luftojnë për t’u ruajtur nga poshtërimi dhe po ashtu sipas tij, shumë prej tyre pranojnë dhe kompromise që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e tyre për t’ia dalë në politikë.

    “Unë di një gjë, ka shumë politikane që kanë ndërruar seks, jo ne kuptimin biologjik por psikologjik. Për mua ka një problem përtej zonjave politikane, por çfarë ndodh në karrierën e grave jo vetëm në Shqipëri. Në një pushtet maskilist ato ndjekin dy gjëra.

    Një, luftojnë shumë që të ruhen nga poshtërimi për të ecur në karrierë dhe vuaj më shumë se burrat dhe e dyta një pjesë pranon kompromise që kanë të bëjnë me trupin e tyre”, u shpreh akademiku Artan Fuga. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Tuberkulozi sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë

    Lajmi i rradhës

    Ka ndërruar jetë këngëtari Shpat Kasapi

    Lajme tjera

    Kur shoqëria hesht

    MIMOZA DAJÇI Vrasja e Arlindës në Kosovë nuk është vetëm një tragjedi familjare, ajo nxjerr në pah një…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë