Për të pestin vit rradhazi, Nistori sjell një artikull që kap shpirtin e vitit përmes objektivit të fotografëve shqiptarë. Artikulli nuk është thjesht një koleksion fotografish, është një rrëfim i gjallë i vitit 2025, një udhëtim vizual që të fton të ndalosh, të shohësh dhe të ndjesh atë që shpesh e harrojmë në rrëmujën e ditëve tona. Në këtë artikull të Nistorit, fotografët shqiptarë nga të gjitha trojet sjellin momentet më të fuqishme dhe vizualisht të paharrueshme të vitit – nga bukuritë e egra të natyrës dhe zjarrat që përfshinë pyjet, te dramaciteti i një çarteri të rënë në liqenin e Mavrovës, deri te portretet që kapin shpirtin e njerëzve dhe traditave. Disa imazhe shfaqin artin dhe kulturën që formojnë identitetin tonë, si grua me lahutë, që simbolizon trashëgiminë e pasur shqiptare, ndërsa të tjerat dëshmojnë realitetin e paparashikueshëm që jetojmë çdo ditë. Një vit në fotografi, i fiksuar në detaje që lënë gjurmë, shkruan Nistori.
Artikullin e përgatiti Emir Hamzi






Pikërisht në këtë vit, kur inteligjenca artificiale po merr hov edhe në sferën e fotografisë dhe imazhit, dhe kur nuk dihet ende se ku do të na çojë ky transformim teknologjik, pyetja e perceptimit bëhet më e rëndësishme se kurrë në botën e artit dhe të fotografisë. | Fotografia nga Dashmir Izairi
































