Prokuroria në ndjekje të krimit në DAP, u arrestuan disa persona

    Tatimpagues shtetërorë, një udhëheqëse e një sektori të qytetit, një ish-drejtues, gjithsej tetë ose nëntë të punësuar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) kanë rënë në aksionin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar. Për momentin jozyrtarisht, ky grup ishte bashkuar dhe u kërkonte ryshfet kompanive të ndryshme për t’u siguruar kthim të tatimit mbi fitimin.

    Siç raporton Telma, njëra nga të arrestuarat është një ish-deputete, tani e punësuar në DAP, ndërsa pjesë e skemës kriminale është edhe një kompani e njohur për tregti me derivate dhe në pronësi të pikave të karburantit.

    Prokurorët, me mbështetjen e policisë, në orën 13:00 dje kanë bastisur DAP-in për të mbledhur dokumentacion, por edhe për të arrestuar të dyshuar për të cilët prej kohësh po zhvillohej hetim.

    Se kush saktësisht është i përfshirë në keqpërdorime tatimore në disa lëndë që kanë të bëjnë me subjekte juridike, për momentin mbetet informacion i pakapshëm për shkak të hetimit.

    Nga Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, bëhet e ditur se “nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Publike, hetues me asistencën e zyrtarëve policorë nga MPB po kryejnë kontrolle në disa lokacione në vend dhe po sigurohen persona të dyshuar për bashkim kriminal, pastrim parash, mashtrim tatimor dhe shmangie tatimore në përmasa të mëdha”.

    Lajmi Paraprak

    “Gjuhës shqipe”

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët e RMV-së po i përdorin gjithnjë e më shumë kasafortat bankare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë