Ohër: ndotësit në sy të kamerave

    Liqeni i Ohrit / Fotografia: Nistori

    Gati në çdo komunë i njëjti problem – mbeturinat. Edhe në vendet që ka kontejnerë, shumë qytetarë zgjedhin që mbetjet t’i hedhin ose t’i lënë anash kontejnerëve.

    Kjo situatë rëndon punën e ndërmarrjeve publike që mbledhin mbeturinat. Me synimin që t’i japë fund këtij fenomeni, komunalja e Ohrit ka vendosur që të vendosë kamera në lokacionet më të frekuentuara.

    “Në periudhën e ardhshme është formuar një grup i cili bënë identifikimin e lokacione të vogla ku qytetarët krijojnë deponim të mbeturinave dhe mbetjeve ndërtimore i detektojmë ato pozicione dhe kryejmë mbledhjen e atyre mbeturinave dhe në periudhën e ardhshme planifikojmë që në lokacione të tilla të vendosim dhe do t’i detektojmë dhe kryesitë në bashkëpunim me Inspektorët dhe MPB”, deklaroi Stevco Maslov – NP “Komunalec” – Ohër.

    Plani është që këtë sistem me kamera ta bëjnë në 30 lokacione. Sasia e mbeturinave në qytetin buzë liqenit, nuk është e vogël! E këtë e tregojnë edhe statistikat e vitit 2025.

    “Në Ohër në vitin e kaluar janë mbledhur 1200 metër kub mbetje të mëdha, më shumë mbetje ndërtimore mbi 1200 metër kub dhe 800 metër kub mbetje e gjelbër”, tha Stevco Maslov – NP “Komunalec” – Ohër.

    Kamerat do të vendosen në fillim të muajit mars, ndërsa gjobat për ndotësit do t’i vendos Inspektorati i Ambientit në Ohër në bashkëpunim me policinë. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    ASh Sela para Gjykatës Kushtetuese me nismë për ndryshime ligjore në ‘Qytetin e Sigurt’

    Lajmi i rradhës

    ShBA-ja përjetoi ditën më të keqe për anulimet e fluturimeve që nga Covid 19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë