Ramazani nis më 19 shkurt, në Tetovë dhe Shkup teravia do të falet dy orë pas iftarit

    Xhamia e larme në Tetovë, Foto: Ramadan Abdiu

    Besimtarët myslimanë në Maqedoninë e Veriut do të nisin agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit të enjten, (19 shkurt 2026), ka njoftuar Bashkësia Fetare Islame.

    Nata e parë e namazit të teravisë do të falet të mërkurën mbrëmaz, më 18 shkurt.

    Sipas njoftimeve nga myftinitë e Shkup dhe Tetovë, është vendosur që gjatë këtij Ramazani namazi i teravisë të falet dy orë pas thirrjes së ezanit të akshamit, përkatësisht pas iftarit. Ky vendim është marrë me qëllim që besimtarëve t’u lihet kohë e mjaftueshme për iftar dhe përgatitje para faljes së namazit të natës.

    Ramazani konsiderohet muaji më i shenjtë në kalendarin Islam, gjatë të cilit besimtarët agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit, duke u përkushtuar në lutje, reflektim dhe vepra bamirësie.

    Lajmi Paraprak

    Rubio: Bota ndodhet në një moment definues

    Lajmi i rradhës

    Mexhiti: me shkarkimin e kryesisë së Lëvizjes Besa nis bashkimi i VLEN-it, pres që të njëjtën ta bëjnë partitë e tjera

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë