Mexhiti: me shkarkimin e kryesisë së Lëvizjes Besa nis bashkimi i VLEN-it, pres që të njëjtën ta bëjnë partitë e tjera

    Izet Mexhiti / Fotografia: Nistori

    Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se me shkarkimin e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Besa ka nisur procesi i shkrirjes së koalicionit në parti politike. Mexhiti tha se pret që të gjitha partitë politike në koalicion, përfshi Lëvizjen Demokratike, ta bëjnë të njëjtin veprim.

    “Tashmë ka nisur, me vendimin e Besës mendoj se ka nisur ai proces dhe po vijon. Në periudhën e afërt që vijon, do të ketë njoftim para opinionit. Të njëjtën do ta bëjnë edhe partitë e tjera politike brenda në VLEN, duke filluar nga LD-ja ime”, tha Mexhiti.

    Në lidhje me atë se kush do të jetë kryetar i partisë, Mexhiti tha se ende po debatohet por se një nga idetë kreative është ajo e bashkëkryetarëve.

    “Ideja e bashkëkryetarëve dmth është një prej ideve kreative të cilat ndoshta nuk janë karakteristike për këtë nën qiell, mirëpo i njeh bota demokratike. Është vlerë evropiane. E kemi edhe në Republikën e Kosovës. Është Lëvizja Guxo. Mirë po ka edhe modele të tjera. Po debatohet me argumente pro dhe kontra”, theksoi Mexhiti.

    Lajmi Paraprak

    Ramazani nis më 19 shkurt, në Tetovë dhe Shkup teravia do të falet dy orë pas iftarit

    Lajmi i rradhës

    E cilësojnë si skandal, Barcelona mendon për ankesë zyrtare pas debaklit ndaj Atletico Madrid

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë