EShS: kostoja e jetesës në janar më e shtrenjtë për 3.2%

    Kostoja e jetesës u rrit me 3.2% në janar krahasuar me muajin e njëjtë vitin e kaluar. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave vërehet rritje e shpenzimeve për ushqim dhe pije joalkoolike për 5.2%, pije alkoolike, duhan 5.3%, kostot e kujdesit shëndetësor u rritën me pothuajse 3%.

    Rritje pati edhe të produkteve bujqësore me 3.2%. Nga statistika llogaritën gjithashtu se në bazë mujore pati rënie minimale të kostove prej 0.7%.

    Rënia e inflacionit në bazë mujore është për shkak të rënies së kostos së jetesës në transport me 9.3%, informacion, sport dhe kulturë me 1.5%, veshje dhe këpucë me 1.2%, kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra dhe shërbime të ndryshme me 0.5%. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gratë dhe trashëgimia: ligji thotë po, por tradita vazhdon të thotë jo edhe për të rinjtë

    Lajmi i rradhës

    Real Madridi skuadra me më së shumti penallti të fituara këtë edicion në Europë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë