Shkëndija e Haraçinës në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut

    Në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut sot u kualifikuan dy ekipe, Shkëndija e Haraçinës dhe Ohri Lihnidos. Shkëndija e Haraçinës për herë të parë u kualifikua në çerekfinale.

    Shkëndija arriti të fiton kundër ekipit të Rabotniçkit me rezultat 3:1. Goli i vetëm për Rabotniçkin u shënua nga Besir Demiri. KF Vardari u eliminua në çerekfinale përmes penaltive nga Ohri, pasi ndeshja mbaroi me rezultat 1:1.

    Nesër në Kratovë do të ndeshet Detoniti me Sileksin, ndërsa derbi shqiptar ndërmjet Strugës dhe Shkëndijës së Tetovës do të luhet më 18 mars. Fituesi i këtyre dy ndeshjeve do të kualifikohet në gjysmëfinale. Në gjysmëfinale do të luhen nga dy ndeshje. Ndeshjet e parë gjysmëfinale do të luhet më 1 prill, e dyta më 22 prill, ndërsa finalja më 20 maj.

    Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.

    Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Parë për herë të parë.

    Lajmi Paraprak

    Cili model i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë serbe në Kosovë mund të jetë në lojë?

    Lajmi i rradhës

    Nëse jo nga rroga, me çfarë jeton Dimitrievski? Kompanitë e tij falimentuan dhe pësuan humbje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë