Raporti i Revizionit është shprehur me rezerva për vërtetësinë dhe objektivitetitn e pasqyrave financiare të partive politike për vitin 2024. Mangësi të përsëritura në menaxhimin financiar dhe respektimin e rregullativës ligjore, evidentimi i çrregullt i faturave dhe donacioneve, paqartësi në arkëtim, apo regjistrimin e anëtarësisë. Raportet për pesë subjektet politike theksojnë nevojën për ndryshime ligjore dhe plotësim të akteve nënligjore për organizatat jofitimprurëse. … Disa rekomandime nga revizionet e kaluara janë ende në proces zbatimi, për shkak të procedurave gjyqësore ose statusit të pazgjidhur të pronësisë së pronës.
Në raportin për VMRO-DPMNE-në, ngrirja e përkohshme e një pjesë të pasurisë së partisë, përmes një procedure të iniciuar në vitin 2018, ka ndikuar në vlerësimin e pasurisë së paluajtshme të paraqitur në bilancin e gjendjes. Revizorët rekomandojnë që të rishqyrtohet dispozita ligjore në pjesën e financimit të fushatës zgjedhore me mjete nga llogaria e rregullt, mënyra e pagesës, arkëtimit dhe evidentimit të anëtarësisë.., e të tjera.
Të rezervuar revizorët janë deklaruar edhe në raportin për Bashkimin Demokratik për Integrim. Si dobësi sistemore EShR evidenton rishikimin e financimit të fushatës zgjedhore me mjete nga llogaria e rregullt udhëzime më të qarta për mënyrën e pagesës, depozitimit dhe evidentimit të anëtarësisë si burim i financimit të partive politike, konfirmimin e kufirit ligjor të përcaktuar për secilin anëtar.
“Rirregullimi i rregullativës ligjore në pjesën e përcaktimit të afateve për aktivitete të veçanta të lidhura me mënyrën e planifikimit, shpërndarjes dhe pagesës së mjeteve nga financimi vjetor i rregullt i partive politike, ndërmarrjen e aktiviteteve për ndryshimin dhe plotësimin e akteve nënligjore që rregullojnë mënyrën e mbajtjes së evidencave kontabël të organizatave jofitimprurëse”, thuhet në raport.
Vërejtjet për LSDM janë të ngjashme, dobësi sistemore në financimin e fushatave nga llogaria e rregullt, në mënyrën e evidentimit të anëtarësisë dhe në nevojën për ndryshime të rregullativës ligjore dhe akteve nënligjore për organizatat jofitimprurëse. Tek Alternativa janë konstatuar parregullsi në mënyrën e udhëheqjes së kontabilitetit, donacioneve… e të tjera. Për partinë E Majta (Levica) nuk ka gjetje, por ceken dobësi sistemore, ngjashëm me subjektet e tjera si financimi i fushatave, udhëzime më të qarta për evidentimin e anëtarësisë si burim financimi…
ESHR u bën thirrje edhe një herë autoriteteve kompetente të përmirësojnë rregullimin ligjor, duke përfshirë rregulla më të qarta për financimin e fushatave zgjedhore, regjistrimin e tarifave të anëtarësimit dhe kontabilitetin e organizatave jofitimprurëse. /Koha/






