Llogaria bankare e komunës së Tearcës e bllokuar, Memishi akuzon qeverisjen e kaluar

    Daut Memishi / Fotografia: Nistori

    Për shkak të borxhit të madh, komunës së Tearcës sot i është bllokuar xhirollogaria. Kreu i kësaj komune

    Daut Memishi theksoi se borxhi është krijuar nga përbërja e kaluar. Përveç borxhit bazë ndaj furnitorëve, borxhin e komunës e kanë rritur edhe shpenzimet nga përmbaruesit dhe kamatat, thekson Memishi.

    Sipas tij ish kreu i komunës ka punuar në mënyrë të pandërgjegjshme, duke e futur komunën në borxhe të mëdha ndaj furnitorëve. Alsat muaj më parë informoi mbi borxhin e komunës së Tearcës, i cili po hetohej nga revizorët. Memishi pati paralajmëruar se do të dorëzojë padi për keqmenaxhim me buxhetin e komunës nga ish kryetari.

    Lajmi Paraprak

    Agimi i shoqërisë post-shkrim-lexim

    Lajmi i rradhës

    Barinj në RMV? Nuk gjenden as për pagë prej 2.000 eurosh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë