Profesori Ziberi: shumë pak nga vërejtjet tona janë përfshirë në Ligjin për Arsimin e Lartë

    Ndonëse zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani tha se sugjerimet nga universitetet do të merren parasysh në Ligjin për arsimin e lartë, me këtë nuk u pajtua profesori Bashkim Ziberi, që siç tha, vërejtjet e tyre shumë pak janë të vendosura në ligj, por pavarësisht të gjithave, profesori tha se ligji është i vonuar.

    Profesori Bashkim Ziberi në Click Plus foli edhe për autonominë e universiteteve, një ndër temat që ngriti debat, që siç tha, duket të ketë edhe llogaridhënie se çka kanë bërë universitetet me mjetet vetanake dhe sa transparent janë.

    Driton Sulejmani nga VLEN e komentoi Ligjin për arsim të lartë. Ai tha se jemi në fazën finale dhe se synojnë të garantojmë cilësi të lartë në arsim.

    “Të gjitha sugjerimet që zënë vend, janë të arsyeshme, ministria e Arsimit dhe Shkencës ka treguar mjaftë kujdes që të mos jetë vesh i shurdhur ndaj sugjerimeve që i kanë dhënë universitetet”, kështu deklaroi Driton Sulejmani nga VLEN në lidhje me debatin për Ligjin për arsimin e lartë.

    Sulejmani tha se qëllimi është që përmes këtij ligji të sigurohet cilësia në arsim e lartë, duke besuar se një pjesë e konsiderueshme e sugjerimeve do të merren parasysh duke theksuar se jo të gjitha, pasi sipas tij, edhe ministria e Arsimit ka politikat arsimore.

    Sulejmani bëri të ditur se janë në fazën finale të punimeve, por që ka ende hapërisrë për korrigjime. /Nistori/


    Lajmi Paraprak

    Shqiptarët dhe maqedonasit në udhëkryq

    Lajmi i rradhës

    Fundi i strehës së sigurt? Hungaria ndryshon tonin për Gruevskin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë