Rritje e madhe e çmimeve te produktet bujqësore në RMV

    Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e theksuar e çmimeve te produktet bujqësore, ashtu që te produktet bimore rritja është për 13.6 përqind, ndërsa te ato blegtorale kemi ulje për 0.3 përqind. Kjo rritje është kalkuluar në muajin prill, krahasuar me prillin e kaluar.

    “Çmimet në bujqësi në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë zmadhuar tek inputi për 4.2 %, dhe tek autputi për 10.8 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

    Te inputet kemi rritjen më të madhe te shërbimet veterinare për 13.3 përqind, ndërsa për 11.8 përqind kemi rritje të shpenzimeve te makineritë dhe pajisjet. Te autputet kemi rritje më të madhe te bimët industriale 22.5 përqind.

    Lajmi Paraprak

    Trotinetet elektrike shkaktar të shpeshtë të aksidenteve rrugore

    Lajmi i rradhës

    Angela Merkel merr çmimin më të lartë të BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë