Produktet industriale në RMV shënuan rritje të çmimeve

    Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e çmimeve te produktet industriale, krahasuar me muajin dhe vitin paraprak.

    “Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në muajin prill të vitit 2026 janë zmadhuar për 0.6% krahasuar me muajin paraprak dhe 5.1% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Në këtë periudhë, ulje të çmimeve kemi vetëm te prodhimi i tekstilit (1.9 %), produktet farmaceutike, prodhimi i metaleve dhe produktet metalike të fabrikuara.

    “Në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, gjithsej, janë rritur në sektorin e Minierave dhe gurorë për 14.9%, në sektorin e Industrisë përpunuese për 4.4%, në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të klimatizuar për 10.5% dhe në sektorin e Furnizimit me ujë; largimit të ujërave, menaxhimit të mbeturinave dhe veprimtarive për sanimin e mjedisit për 6.4%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Lajmi Paraprak

    Gjashtë fraza që prindërit nuk duhet t’ua thonë kurrë fëmijëve të tyre

    Lajmi i rradhës

    Ekspertët: dallimi drastik mes natalitetit dhe mortalitetit, pasojë e migrimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë