Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër

    Kuvendi i Kosovës ka votuar për përbërjen e Qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, duke e zyrtarizuar kështu edhe formimin e institucioneve të vendit.

    Albin Kurti është zgjedhur kryeministër për mandatin e ri qeverisës, pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të mbajtur sot, ku në rend dite ishte zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Nga 70 deputetë të pranishëm, qeveria u votua me 62 vota pro, 8 kundër dhe 0 abstenime.

    Pas votimit kanë dhënë betimin edhe kabineti qeveritar.

    Seanca u zhvillua pas konstituimit të Kuvendit dhe mandatimit të Kurtit për formimin e Qeverisë së re.

    Kabineti i propozuar nga Kurti:

    Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës- Glauk Konjufca,

    Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë- Donika Gërvalla,

    Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka,

    Ministër i Financave- Hekuran Murati,

    Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare- Andin Hoti,

    Ministër i Mbrojtjes- Ejup Maqedonci,

    Ministër i Punëve të Brendshme- Xhelal Sveçla,

    Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike- Lulzon Jagxhiu,

    Ministër i Shëndetësisë- Arben Vitia,

    Ministër i Arsimit dhe Shkencës- Hajrulla Çeku,

    Ministër i Kulturës dhe Turizmit- Saranda Bogujevci,

    Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal- Elbert Krasniqi,

    Ministër i Sportit dhe Rinisë- Blerim Gashani,

    Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- Fitore Pacolli,

    Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Armend Muja,

    Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit- Dimal Basha,

    Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit- Mimoza Kusari,

    Ministre e Ekonomisë- Artane Rizvanolli,

    Ministër për Komunitete dhe Kthim- Nenad Rashiq,

    Ministër për Zhvillim Rajonal- Rasim Demiri.

    Zhvillimet e sotme u shoqëruan me përplasje politike, pasi PDK dhe Aleanca njoftuan se nuk do të merrnin pjesë në seancën për votimin e Qeverisë, ndërsa edhe LDK-ja mungoi.

    Në anën tjetër, deputetët e Listës Serbe ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit gjatë seancës, mirëpo të njëjtit votuan kundër Qeverisë Kurti4.

    Me votimin e sotëm, Kurti rikthehet në krye të ekzekutivit për një mandat të ri.

    Formimi i Qeverisë së re vjen pas një periudhe të gjatë të zhvillimeve politike dhe procedurave për konstituimin e institucioneve të reja të vendit. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Obama: IA mund të bëhet e rrezikshme nëse nuk vihet nën kontroll, po përparon

    Lajmi i rradhës

    UNT-ja pa hapësira, kampusi ende në letër: universiteti kërkon ndihmën e Qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë