SABA LAMA
Edi Rama, nisur nga dinamikat e zhvillimeve që përjeton vendi si dhe akuzat e ngritura në mënyrë permanente ndaj tij (Ramës) lidhur me keqqeverisjen, parë në shumë aspekte të jetës sonë, ndodhet në pikën më të vështirë të karrierës së tij politike. Madje dua të nënvizoj se janë disa arsye apo faktorë kryesore që e kanë çuar Ramën në këtë situatë dhe që burojnë nga keqeverisja e tij ndër vite: Po cilët janë këta faktorë kryesorë që kanë ndikuar më shumë për të arritur në këtë pikë të vështirë dhe që pengojnë së tepërmi vazhdimësinë e qeverisjesn dhe të mbajtjes së pozicionit ku ndodhet Rama? Le t’i ndjekim ato në vijim:
– Faktori apo arsyeja e parë, ështe se sulmet ndaj Ramës në 4 mandatet e qeverisjes së tij nga opozita (e përfaqësuar kryesisht nga PD-ja), kanë qënë mjaft intensive për të krijuar mundësinë e rrëzimit të Ramës, duke patur si motiv keqqeverisjen e tij.
– Arsyeja e dytë është se qeverisja Rama, nisur nga ngjarjet e ndodhura në vënd, ka pasur më shumë sulme dhe akuza, si dhe kundërshtarë, krahasuar me kohën e qeverisjes Berisha, ndonëse mendoj se në kohën e Berishës, qeverisja, shteti dhe shoqëria shqiptare në përgjithësi, ka përjetuar më shumë probleme, madje me pasoja (tashmë të ditura) që populli nuk i harron. – Arsyeja e tretë është se në qeverisjen Rama, ndodhi edhe një fenomen i papritur dhe i paparashikuar : shpërthimi i protestës së gjatë, që ende vazhdon e përfaqësuar nga gjenerata Z. Kjo protestë e ngarkuar me mllëf nga paknaqësia e qeverisjes Rama, ku krahas të rinjve të moshës studenteske, nxitet në prapaskenë edhe nga eksponentë kryesor të opozitës, por që tashmë janë bërë palë edhe disa elemente nga pozita, duke përmendur vetëm dukuri që flasin keq për qeverisjen Rama dhe duke errësuar ç’do gjë pozitive që mund të ketë arritur në 4 mandatet e qeverisjes. Të tilla qëndrime dhe reflektime e kanë vënë Ramën para sfidave dhe dilemave të vështira lidhur me qeverisjen dhe pozicionin e tij si kryeministër i momentit.
– Arsyeja e katërt janë edhe prirjet e Ramës për të marë vendime qeverisëse, sipas preferencave dhe dëshiraave të tij dhe jo duke respektuar mendimin kolegjial të personelit me të cilët bashkëpunon, dukuri kjo e cila padyshim pengon mundësinë e shprehjes së mendimit plural, si një nga parimet themelore të funksionimit të demokracisë në një vënd. E sigurisht kjo dukuri ka ndodhur pasi Rama, në drejtimin dhe pozicionin si kryeministër i momentit dhe përfaqësues i mazhorancës në pushtet, ka reflektuar autoritarizëm në qeverisjen e vëndit. Nëse do u referohemi disa detajeve që kanë të bëjnë me keqqeverisjen Rama dhe që e kanë çuar Ramën në pikën e vështirë ku ai tashmë ndodhet, do të veçoja si më pikante:
a)- Korrupsionin e nivelit galopant të përjetuar, korrupsion ky që ka përfshirë tashmë jo vetëm administratën shtetërore në të gjitha nivelet e saj por edhe zyrtatë të lartë të shtetit (ministra, zv.ministra si dhe njerëzit më të besueshëm të kryeministrit), tashmë të ditur për ne, që siç e dimë për aktet korruptive të kryera prej tyre janë dënuar nga organet e drejtësisë (SPAK, GJKKO), apo ndodhen në proces hetuesie për aktet e kryera nga organet përkatëse, për t’i dhënë më pas dënimin e merituar institucional.
b)- Largimi i disa elementëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit, të dalluar si profesionistë të mirë në pozicionet që kanë patur si: Shkëlqim Cani, Arben Malaj, Ditmir Bushati e ndonjë tjetër, një akt ky, të një lideri tipik që na kujton kohën e regjimeve diktatoriale, siç kemi përjetuar regjimin e diktatorit Hoxha që ka sunduar në Shqipëri për më shumë se 4 dekada, afro 5 dekada.
c)- Manifestimi apo kapja e institucioneve kryesore shtetërore nga ana e tij, duke u bërë kështu një barrierë kryesore për mosfunksionimin e duhur të demokracisë në Shqipëri.
ç)- Strategjia tjetër e Ramës që do ta quaja një të metë tjetër kryesore të tij në përzgjedhjet e bëra në detyra dhe pozicione të rëndësishme shtetërore, është dhënia e prioritetit që bën tek personat dhe elementët më besnik të tij dhe jo e atyre që e meritojnë për detyrën që bëhet fjalë. Sigurisht këtë ai bën sepse është i prirur për të zgjedhur elementëqe janë benjaminë të tij për gjithçka që u dikton Rama për përzgjedhjen e bërë në detyrën e besuar. Pra, Ramës siç e ka treguar koha, nuk i intereson shumë aftësia e individit që përzgjedh, por besnikëria që tregon individi i përzgjedhur, për përmbushjen e interesave të Ramës në postin e kryeministrit si dhe të garantit për sigurimin e pushtetit në zgjedhjet e rradhës, nga mbështetja që u japin personat e përzgjedhur përmes propogandës dhe lobimit që bëjnë për kryeministrin dhe politikat qeverisëse të tij. Nëse flasim për rastin e Vlora Hyseni që ka ndodhur tashmë këto kohët e fundit, do të quaja një rast të veçantë që e ka thelluar akoma dhe më shumë vështirësinë e Ramës për të qeverisur në vazhdimësi dhe cilat janë disa nga arsyet:
– së pari: zj.Vlora Hyseni, me origjinë nga Kosova dhe tani si ish-drejtuesja e SHISH dhe e një institucioni shumë të rëndësishëm në Shqipëri, pasi ka të bëjë me të dhënat e sigurisë kombëtare dhe të shteti shqiptar, nuk duhet nxirrte sekretin shtetëror dhe për këtë akt apo sjellje të saj, duhet ndëshkuar rëndë sipas ligjeve në fuqi.
– së dyti: zj.Vlora Hyseni, si e përzgjedhura dhe bashkëpunëtorja e Ramës (për detyrën që ka pasur më parë ngarkuar nga Rama) dhe tani në detyrën si ish- drejtoresha e SHISH e emruar po nga kryeministri Rama, e ngarkon akoma dhe më shumë përgjegjësi Ramën për detyrën e besuar në pozicionin e rëndësishëm që kishte z. Vlora Hyseni.
Së treti: zj.Vlora Hyseni nuk i lejohej aspak të bashkëpunonte me biznesmenin e fuqishëm Ergys Agasi dhe aq më tepër se ky person ka qenë i dënuar për akte kriminale.
– së katërti: zj.Vlora Hyseni, me nxjerrjen e të dhënave që kanë të bëjnë me nxjerrjen e sekretit shtetëror, përbën një përdhosje për interesat e shtetit dhe të kombit shqiptar.
– së pesti: qëndrimin e Ramës për rastin e z. Vlora Hyseni e quaj një qëndrim oportunist lidhur me qëndrimin e mbajtur ndaj saj, pasi gjuha që i takon duhet të ishte akoma dhe më e dënueshme dhe sigurisht ai në kuadrin e qëndrimit ndaj saj përpiqet për të shmangur përgjegjësinë ndaj vetvetes, lakon shprehjen: “Përgjegjësia është individuale”. Sigurisht ky qëndrim i Ramës është një manovër e tij e radhës, për t’u shpëtuar përgjegjësive që e kanë përfshirë nga përzgjedhjet e gabuara të personave që bën, në detyra të rëndësishme shtetërore.
Ndonëse Rama e sheh mirë situatën ku ndodhet për momentin për të gjitha rastet e lartëpërmëndura, ai orvatet për t’u shfaqësuar në opinionin publik, përmes deklaratave të dhëna në media, siç është edhe rasti i fjalës së tij në aeroportin e Rinasit, menjëherë pas kthimit nga SHBA-të, ku për rastin e zj.Vlora Hyseni, ai tenton t’a zbusë rastin e ndodhur dhe t’i dalë në mbrojtje z. Hyseni. Por kë qëndrim i tij na bën të kujtojmë shprehjen që përdor populli në zhargonin e tij: “Dielli nuk mbulohet me shoshë” pasi rasti i Vlora Hysenit (si dhe i ministrave të tjerë të përzgjedhur prej tij dhe të dënuar për korrupsion), janë raste të pastra që e ngarkojnë me shumë përgjegjësi edhe vetë Ramën, ndonëse ai vazhdon të shprehë në retorikën e tij: “Përgjegjësia për rastet e ndodhura është individuale dhe organet e drejtësisë do bëjnë punën e tyre”. Gjithashtu, Rama në situatën e vështirë që ndodhet për momentin, vazhdon të përmendë integrimin e Shqipërisë në BE, për t’a quajtur si meritë të tij dhe qeverisë që përfaqëson, por ç’do qytetar shqiptar duhet t’a ketë më se të qartë se ky integrim do bëhet (pavarësisht nga keqqverisja e Ramës siç është përballja me fenomenin e korrupsionit galopant, krimit të organizuar si dhe prapambetja e shumë sektorëve të rëndësishëm të jetës në vëndin tonë), sepse BE-ja ka në plan të strategjisë së saj, zgjerimin e BE-së përmes vëndeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë tashmë edhe Shqipërinë si një vënd me regjim demokratik i këtij rajoni. Pra, duhet të jetë e qartë se anëtarësimi në BE nuk u detikohet vëtëm meritave të Ramës, pavarësisht se ky i fundit ndjehet krenarë me këtë proces anëtarësimi. Lidhur me situatën e vështirë ku ndodhet Rama, nuk duhet të harrojmë në asnjë moment protestën “Flamingo” e cila tashmë ka kaluar më shumë se 100 ditë. Ajo me elementët që e përfaqësojnë, vazhdon me furi thirrjet e saj Rama jepe dorëheqjen (bazuar në akuzat për keqqeverisjen), pavarësisht se Rama tregohet i vëndosur për të mos e dhënë dorëheqjen, por e ardhmja mund të ketë edhe një fund të keq pasi protesta “Flamingo” dhe situata në Shqipëri, është vënë tashmë në fokusin e ndërkombëtarëve si dhe të institucioneve të rëndësishme europjane.
Një kërcënim serioz për kryeministrin Rama dhe qeverinë që ai përfaqëson, është bërë edhe “Reforma e re Territoriale”. Kjo reformë ka pasur kundërshti jo vetëm nga opozita për shkrirjen e bashkive që është bërë (në 46 bashki nga 61 bashki që ishin më parë, duke reduktuar 15 bashki), por edhe nga komunitetet e përfshira në hartën e re territoriale, pasi prek interesat jetike të tyre në jetën e përditëshme. Madje, siç na është bërë e ditur përmes mediave, kundërshti ka pasur edhe nga disa eksponentë kryesor nga radhët e pozitës apo mazhorancës, për konceptimin dhe perceptimin e gabuar të reformës që bëhet fjalë. Përmes informacioneve na është bërë e ditur se edhe votimi i bërë për miratimin e saj (sipas planifikimit të bërë më 8 tetor 2026), është karakterizuar me debate të ashpra dhe tensione nga palët pjesmarrëse. Në mbyllje dua të nënvizoj se në këto rrethana që po kalon kryeministri Rama dhe vëndi ynë dhe që kanë të bëjnë me keqqeverisjen e Ramës, mendoj se Rama po të jepte dorëheqejen do ishte më mirë, sepse siç thotë populli në zhargonin e tij: “E vërteta e madhe dhe e qartë, nuk mund të fshihet apo të mbulohet” siç ndodh edhe në Shqipëri lidhur me keqqeverisjen e Ramës parë në shumë aspekte. E aq më tepër këtë dorëheqje e bëjnë të domosdoshme edhe dinamikat e ngjarjeve dhe e zhvillimeve të ndodhura në vëndin tonë, të cilat tashmë e kanë çuar Ramën në pikën më të vështirë të karrierës së tij politike. Panorama






