Së shpejti do të hapet pika e vaksinimit në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi

    Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se procesi i vaksinimit në mbarë vendin po rrjedhë mirë dhe pa probleme të theksuara. Në ndërkohë që u shpreh dhe theksi do të vihet në vaksinimin e të rinjve, pikërisht për këtë arsye sipas tij së shpejti do të hapet edhe një pikë vaksinimi në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi.

    “Analizat tona flasin se procesi i vaksinimit po rrjedh shumë mirë. Dhe po rritet përqindja e vaksinimit, para së gjithash ato të moshës mbi 40 vjeç, që deri më tani janë vaksinuar 53 për qind, nga numri i përgjithshëm, prandaj tani po vëmë aksentin që të vaksinohen ato të moshës më të re. Është vërtetuar se vaksina është e sigurt dhe efikase dhe nuk duhet të kihet frikë, kjo është një ndër mënyrat që të pengohet përhapja e virusit. Tani po vëmë aksentin në thirrjen që më të rinjtë të vaksinohen. Të enjten do të hapet një pikë vaksinimi në Kampusin e Universitetin Shën Kirili Dhe Metodi”, tha Filipçe.

    Ministri Filipçe derisa apeloi deri tek të rinjtë që të vaksinohen, përkujtoi në faktin se viktimat e moshës së re si pasoj e Kovid-19, janë të pavaksinuar./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Fotografi grek sjell imazhet e pakrahasueshme

    Lajmi i rradhës

    Zaev: Kiçeec është liruar nga burgu për arsye shëndetësore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë