Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e 16-të të fushatës!

    Partitë politike dje kanë zhvilluar takimet e tyre me qytetarët e vendeve të ndryshme ku kanë prezantuar programet e tyre bashkë me kandidatët përkatës për kryetar komune. Përndryshe dje ishte dita e 12-të e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 njofton Nistori.

    Memishi: Qëllimi ynë në këto zgjedhje nuk është t’i zbukurojmë rrjetet sociale, por ta zbukurojmë vendin ku jetojmë

    Kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar të komunës së Tearcës, Daut Memishi në fjalimin e tij para banorëve ka deklaruar se do të angazhohet për një komunë më të pastër, pa mbeturina, me shërbime administrative cilësore dhe tërësisht transparente, duke mos ndjekur e rrugën e paraardhësve të tij të cilët, jo vetëm që nuk bënë asgjë për komunën, por e keqpërdorën deri në maksimum.

    “Ashtu siç po afrohet dita e zgjedhjeve, po afrohet edhe ndryshimi në komunën e Tearcës. Me ardhjen tonë në krye të komunës, ne do të angazhohemi për një komunë për të gjithë qytetarët, sepse mbi të gjitha ky institucion ka nevojë për çlirim e jo uzurpim. Nuk premtoj shumë sepse mjaft na premtuan tre mandate dhe nuk realizuan asgjë, unë mund t’ju premtoj vetem një gjë: pastërti në të gjithë fshatrat, shërbim cilësor në administratën komunale si dhe transparencë para gjithë qytetarëve”, është shprehur Memishi ndër të tjera.

    Ai më tej ka shtuar se qëllimi ynë në këto zgjedhje nuk është t’i zbukurojmë rrjetet sociale, por ta zbukurojmë vendin ku ne jetojmë dhe se gëzimi më i madh i fitores nuk do të jetë më 17 tetor, por atëherë kur do t’i zgjedhim problemet e komunës sonë. 

    Qytetarët e RMV-së nuk besojnë në premtimet e politikanëve

    Edhe pse fushata parazgjedhore po shkon drejt fundit, qytetarët nuk besojnë në premtimet e kandidatëve për kryetar komunash për realizim të projekteve. Qytetarët thonë se në zgjedhje shumë premtohet por askush nuk jep garanci se gjithçka do të realizohet.

    Krejt projektet janë të mira, por duhet të realizohen. Ky është problemi

    Nuk e di, nuk i ndjek shumë… Ndoshta diçka nga ato do të bëhet, por nuk mund të bëhet aq sa premtojnë.

    Nga këto që i dëgjojmë është me rëndësi të hulumtohen, a janë të sinqertë, a do të qëndrojnë prapa tyre dhe a besojnë edhe vetë ata kur do ti pyesësh. Për shembull, ti pohon se kjo është kështu, eja dhe nënshkruaj, dhe vendose ti garancinë. A ka dikush që ka vendosur garanci?

    Unë jam 50 vjeçar. Mendoj se diçka do të realizohet diçka nuk do të realizohet, sepse shumë premtohet pak realizohet.

    Mendoj se sa vite nuk e kanë zgjidhur asnjë projekt, e do të zgjidhin tash… A cili të ka pëlqyer si projekt ide ose si ide?… Asnjëri në përgjithësi.

    Ekspertët e fushës thonë se dëshpërimi dhe mosbesimi i qytetarëve rritet edhe më shumë pasi partitë dhe kandidatët për kryetar komunash nuk ofrojnë projekte të vërteta zgjedhore, por listë të dëshirave me të cilat mendojnë se u përgjigjen nevojave të qytetarëve.

    Numër i madh i projekteve në atë listë të dëshirave të cilën ata e quajnë program shpesh herë përsëriten nga zgjedhje në zgjedhje dhe vendosen në projekte të llojit, kanalizime të reja, pllaka të reja të betonit, ulëse të reja e kështu me radhë. Diku do të gjeni për asfaltimin e ndonjë rrugice. Kjo është në nivel bazë të nevojave. Kuptohet se këto, komunat duhet ti bëjnë edhe pa i vendosur në program, këto janë aktivitete të rregullta të komunave, për këtë nuk duhet të harxhoni letër dhe printer për ta bërë- deklaroi Goce Paçemski, ekspert.

    Sipas Paçemskit sjellja e këtillë e partive ka bërë që qytetarët ta humbin tërësisht besimin tek ata.

    “Më mirë për Tetovën”: Elitat politike qytetit ia kanë lënë vetëm kafeteritë

    Nisma “Më mirë për Tetovën” sot nëpërmjet një konference për shtyp kanë deklaruar se sheshi i Tetovës është ndër më të shëmtuarit në rajon dhe se rinia e qytetit nuk ka asnjë ambient publike, përveç kafeneve.

    “Rinia e Tetovës sot nuk ka asnjë ambient publik përveç kafeterive. Sheshi i qytetit është ndër më të shëmtuarit në rajon dhe më gjerë. Hapësirat publike për aktivitete të ndryshme rekreative, kulturore dhe zbavitëse këtij qyteti shumë i mungojnë. Vitet e fundit ngjyra gri e qytetit është bërë e mërzitshme për të gjithë ne”.

    “Ne duhet t’ia kthejmë jetën dhe ngjyrat qytetit. Me këshillat nga ekspertët e urbanizmit, dizajnit dhe artit do të ofrojmë ide dhe projekte konkrete për të gjitha pikat në qytet. Një energji e re mund ta bejë Tetovën më të mirë për të gjithë ne. Me përkrahje bëhet”, thanë “Më mirë për Tetovën”.

    Nisma këto zgjedhje lokale garon vetëm me listën e këshilltarëve nën numrin votues 93. Bartës liste është Hamdi Sulemani.

    Fazliu: Ua jap besën se kryeministri shqiptar do të ndodh në 100 ditëshin e fundit të qeverisë

    Deputeti i BDI-së, Bedri Fazliu në një paraqitje të tij gjatë tubimit zgjedhor në fshatin Strimnicë ka thënë se kryeministri shqiptar do të ndodh në 100 ditëshin e fundit të qeverisë. Fazliu ka numëruar projektet që janë fituar edhe me kontributin e BDI-së në komunën e Zhelinës, ku janë mbështetur projekte deri në 60 milionë denarë. Ai ka folur edhe për Ligjin për shtetësi, regjistrimin si proces që ka hasur në vështirësi nga kundërshtarët politik, por ai u realizua falë edhe BDI-së.

    “Ju e dini se më 5 qershor lideri jonë doli me një moto madhështore (agjenda e gjelbër). Me një moto të cilën të gjithë skeptikët thonin se çfarë është kjo. Si kur doli për shembull për kryeministrin e parë shqiptar. Të gjithë thoshin se do bëhet, s’bëhet e kështu me radhë. Ua jap fjalën dhe besën se 100 ditëshin e fundit në zgjedhjet e ardhshme kur do të mbahen në 2024 ne do të kemi një kryeministër shqiptar që do t’i organizon ato zgjedhje. Do të thotë se do të hyjmë në zgjedhje me kryeministrin e parë shqiptar”, ka deklaruar Fazliu.

    Ai më tej foli edhe për agjendën e gjelbër e cila u promovua më 5 qershor të këtij viti, është një agjendë e cila është proces, që është në të mirë të qytetarëve, referendum për projekte madhore, mirëqenie, digjitalizim dhe ngritje e jetesës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Zaev tregon arsyet pse nuk pranoi dorëheqjet e Filipçes dhe Hasanit

    Lajmi i rradhës

    Sejdiu: Nuk konkurroj me plisa, por konkurroj me projekte konkrete (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë