Kryetari i Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojoviq vlerësoi se nuk do të ketë rikonstruktim të Qeverisë së Malit të Zi dhe se gjendja e tanishme mund të zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve.
Ai në konferencë për shtyp tha se kryeministri Zdravko Krivokapiqi dhe qeveria aktuale nuk mund t’u përgjigjet sfidave.
“Si pjesë e kompromisit, ne u pajtuam në rikonstruktim në përputhje me rezultatet zgjedhore, por shikoni se tre deputetë duan të sundojnë me Malin e Zi dhe ata këtë e pengojnë”, tha Medojeviqi, transmeton RTCG.
Ai deklaroi se beson se URA negocion fshehurazi me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS).
Sipas tij, gjendja momentale mund të zgjidhjet vetëm përmes zgjedhjeve.