Orhan Murtezani, zëdhenës i Alternativës, i ka shkruar TV21, si reagim ndaj deklaratës së Elmi Azirit nga Aleanca për Shqiptarët që ishte mysafir në ClickPlus, bashkë me Arbër Ademin nga BDI.
Elmi Aziri, gjatë debatit në ClickPlus tha se do të mendojnë se a do ta mbështesin Bilall Kasamin kundër Teuta Arifit në rrethin e dytë për Tetovën, me qëllim që të mposhtet Arifi, e cila sipas Azirit, meriton zero vota.
Kjo është porosia që zëdhënësi i Alternativës ia dërgoi TV21: “I nderuar Fatmir, Shfrytëzoj rastin të bëj të ditur që Alternativa nuk e mbështetë Bilall Kasamin në Tetovë. Me respekt,” ka shkruar Orhan Murtezani!/TV21/