Kandidati i Aleancës për Shqiptarët në komunën e Gostivarit, Arben Taravari në debatin për zgjedhjet lokale në Klan M tha se ai pret që në Gostivar ta thellojë fitoren mbi 3.500 vota, sepse në rrethin e dytë ASH koalicionon me Lëvizjen Besa, ka marrëveshje me të dy partitë turke dhe atë rome, përcjell Nistori.
“Unë e di se komplet aparati shtetëror është në Gostivar, se Ali Ahmeti luftën e ka bërë personale, sepse dëshiron Arben Taravarin ta thyej në Gostivar, por nuk thyhet. Se ekipi Tavari fiton krejt një shtet dhe përsëri do ta dëshmojmë atë për 4-5 ditë se do t’i shkelim në Gostivar”.
“Pritshmëria jonë ishte dikund të jetë ai 12 deri 12.500 vota, ne 16 deri 16.500 mijë. Shikoni LSDM ka në Gostivar 3 mijë vota, hiqni 3 mijë vota, ngelin 10 mijë, plus turq ka pas minimum 1 mijë. Në listë të këshilltarëve, për shembull unë e mati aty partinë. Ne i kemi fituar në Gostivar. Aleanca ka 10 këshilltarë.”, ka deklaruar Taravari.
I pyetur nëse do të mbajë përgjegjësi në qoftë se fiton kundër kandidati, Nevzat Bejta nga radhët e BDI-së, Taravari thotë se nuk do të merret më me politikë nëse e humb garën për Gostivarin.
“Absolutisht nuk mirrem me politikë më. Asnjëherë”! /Nistori/