Kaos peshkimi në liqenin e Ohrit | “Secili bën çfarë të dojë”

    Kaosi mbretëron në liqenin e Ohrit. Në anën e Maqedonisë dhe Shqipërisë zbatohen ligje krejtësisht të ndryshme, kështu që secili bën çfarë të dojë. Për të parandaluar të gjitha këtë, peshkatarët sportiv kërkojnë që të dyja shtetet ta harmonizojnë legjislacionin e tyre.

     “Ka një dallim në madhësinë nën të cilën nuk duhet të peshkohet. Ka dallim në periudhën e ndalimit. Nuk është theksuar peshkimi tregtar, rekreativ dhe sportiv. Nëse do të peshkojë me kallam apo me rrjetë, për ta ajo është njësoj. Ka një periudhë të caktuar ndalimi gjatë shumimit të troftës”- deklaroi Dimçe Majkoski, Shoqata e peshkimit “Sveti Apostol Petar” .

    Sipas ligjeve në Shqipëri, vetëm trofta me gjatësi deri në 25 cm mund të kapet dhe të nxirret nga liqeni. Në Maqedoni trofta nuk guxon të kapet nën 35 cm, sepse vetëm nga 32 cm mund të shumohet.

    “Tashmë kontrabandohen peshqit me shumicë nga Shqipëria. Mostrat e vogla shiten çdo ditë në restorante. “Është për të ardhur keq që këtë vit janë bërë pesë kallëzime vetëm për turistë, që nuk e kanë ditur se peshkimi ishte i ndaluar, ndërsa nuk ka asnjë denoncim për peshkatarët ilegal”- pohoi Radovan Dimitrieski, Shoqata “Tregimet e peshkatarëve”.

    Fakti që Liqeni i Ohrit është pa koncesioner, që nga janari 2020 shton një kaos shtesë. Më pas shteti ia hoqi koncesionin kompanisë “Letnica-Belvica” pasi disa peshkatarë theksuan se ajo operonte në mënyrë të paligjshme.

    “Tani që nuk ka asnjë koncesioner, megjithëse shteti është i detyruar ligjërisht të sigurojë njerëz të mjaftueshëm për të mbrojtur fondin e peshqve dhe liqenin, nuk po e bën këtë- tha Dimçe Majkoski, Shoqata e peshkimit “Sveti Apostol Petar”.

    Peshkatarët ilegal kërkojnë që në 15-20 vitet e ardhshme liqeni të mos jepet me koncesion për peshkim komercial, por vetëm për peshkim rekreativ, pasi nuk ka mjaftueshëm trofta dhe belushkë. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Cilët janë dhjetë universitetet më të mira në botë

    Lajmi i rradhës

    Ndryshimet e motit bëjnë që të rritet numri i fëmijëve me infeksione të ndryshme respiratore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë