Nga koalicioni më shumë ka përfituar VMRO-DPMNE sesa ASH-AAA

    Ish kryeministri, Vllado Buçkovski vlerëson sesa opozita shqiptare ka rezultat katastrofal në zgjedhjet e fundit lokale. Buçkovski në ClickPlus theksoi se VMRO-DPMNE-ja ka përfituar nga bashkëpunimi me opozitën shqiptare, por jo edhe e kundërta.

    “Koalicioni edhe pse ishte joformal, por zyrtar qysh në rrethin e parë me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, gjithashtu mendoj se i ka sjellë më tepër VMRO-DPMNE-së sesa Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Kjo shihet edhe pas zgjedhjeve. Është katastrofal rezultati i opozitës shqiptare. Nuk mund të sanohet kushtimisht thënë “gropa e madhe” që është bërë, diferenca në vota rreth 50 mijë mes BDI-së dhe ASH-AAA-së”, deklaroi mes tjerash Buçkovski.

    Poashtu sipas tij, Zaev ndihet i tradhtuar edhe nga premtimet e vazhdueshme nga Bashkimi Europian.

    “Dorëheqja në këto rrethana, duke e marrë parasysh me çka po përballet Republika e Maqedonisë, nuk ka qenë e nevojshme. Do të thotë dorëheqja për humbjen në zgjedhjet lokale nuk ka qenë e nevojshme për shkak se mendoj se Zaev kalkulon se me këtë sakrifikim të tij, ai do të përmirësonte shanset e shtetit tonë…pozicionet viza-vi të Bashkimit Europian dhe posaçërisht të Bullgarisë, për shkak se mos të harrojmë nuk është hera e parë që Zaev të reagojë në këtë mënyrë, i tradhtuar nga ajo që bashkësia ndërkombëtare para gjithash duhej ta përmbushte”, tha mes tjerash Buçkovski.    

    Lajmi Paraprak

    Analistët Weber dhe Perry: Ekziston marrëveshja për shpërbërjen e Bosnje dhe Hercegovinës

    Lajmi i rradhës

    Moska po përgatit luftë ballkanike, Bugajski: Do e nisin në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë