Moska po përgatit luftë ballkanike, Bugajski: Do e nisin në Kosovë

    Janusz Bugajski, një prej njohësve më të mirë të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, ka analizuar së fundi të gjithë situatën e krijuar në rajon, duke e nisur nga tensionet në Kosovë , të cilat i konsideron si pjesë e një ofensive më të gjerë nga Beogradi me udhëzimet e Moskës për të zgjeruar pozicionin rajonal të Serbisë.

    Rusia, thuhet në shkrimin e tij të publikuar të plotë nga mediat në Kosovë, mund të përdorë serbët për të nisur një luftë të re me fqinjët e saj për të rritur ndikimin ndërkombëtar.”

    Sipas ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, të gjithë serbët kanë të drejtë të jenë të bashkuar në një shtet. Ashtu si rusët, serbët portretizohen si viktima të shumëvuajtura, të cilat fuqitë armiqësore po komplotojnë për t’i eliminuar. Beogradi pretendon të drejtën për të mbrojtur serbët në Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci. Administrata Biden e ka përqendruar politikën e saj të jashtme në kundërshtimin e rritjes së Kinës.

    Një konsensus dypartiak është shfaqur në Uashington se Kina është kundërshtari më i rrezikshëm global i Amerikës. Dhe në mënyrë që të ndalojë përballjen me Pekinin, Shtëpia e Bardhë ka kërkuar marrëdhënie më “të qëndrueshme dhe të parashikueshme” me Rusinë. Në realitet, nxitja e paparashikueshmërisë dhe e paqëndrueshmërisë janë dy strategjitë thelbësore të Moskës për të minuar Perëndimin dhe nuk ka arsye për të hequr dorë prej tyre”, thotë Bugajski. teksa Amerika është e fokusuar tek Kina, Kremlini mund të përmbysë rajone të tjera, vazhdon ai. Duke përfituar nga shpërqendrimet e Shtëpisë së Bardhë, Moska mund të ndihmojë, sipas analistit të njohur, në ndezjen e konflikteve të reja dhe Ballkani Perëndimor mbetet një objektiv kryesor i mundësive.

    Mosmarrëveshja e fundit në kufirin Kosovë-Serbi për njohjen e targave duket si një provë për konfrontime më serioze”, thekson më tej ndërsa nënvizon se në njërin prek skenarëve potencialë, operativët e inteligjencës serbe mund të provokojnë konfrontime ndëretnike brenda Kosovës dhe të kapitalizojnë dhunën që pason si pretekst për ndërhyrje ushtarake. Kjo do ta vendoste forcën e vogël të NATO-s në Kosovë në pozitë të vështirë për t’u përballur me ushtrinë serbe. Duke mbështetur çdo inkursion serb dhe duke kërcënuar se do të ofrojë ndihmë të drejtpërdrejtë ushtarake nëse NATO angazhohet, Moska do të testonte vendosmërinë e Biden për të rrezikuar një luftë NATO-Rusi./Top-channel/

    Lajmi Paraprak

    Nga koalicioni më shumë ka përfituar VMRO-DPMNE sesa ASH-AAA

    Lajmi i rradhës

    A na pret një vit i vështirë energjetik?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë