(VIDEO) Sejdiu: Për ne gjithçka ka mbaruar më 31 tetor

    Gazetar | Emir Hamzi

    Kandidati i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu në një intervistë për Nistori.com ka deklaruar se rezultati i pranueshëm për të është ai i 31 tetorit dhe se të gjithë skenaret tjerë janë kundër ligjore dhe forma kriminale. Ai ka folur edhe për rivotimin në vendvotimin 2107 në fshatin Zhelinë, ku deklaron se procesverbali në atë vendvotim, por edhe në të gjithë vendvotimet tjera ka qenë pa asnjë vërejtje. Përndryshe, ndiqni në vijim intervistën ekskluzive për zhvillimet e fundit në komunën e Zhelinës sa i përket zgjedhjeve lokale 2021.

    NISTORI: Z. SEJDIU, DO TË JENI KRYETAR I ARDHSHËM I KOMUNËS SË ZHELINËS APO RIVOTIMI NË ZHELINË DO TA NDRYSHOJË REZULTATIN AKTUAL?

    • Qytetarët vendosën që Blerim Sejdiu të jetë kryetar i komunës së Zhelinës për mandatin 2021-2025, pra për katër vitet e ardhshme. Të gjitha inskenimet e mëvonshme, të gjitha ata skenaret e errëta që unë i quaj edhe kriminale, ata do të kenë edhe pasoja juridike, pasi i kemi marrë të gjithë hapat për t’i paditur ata persona që rrijnë mbrapa, sado që duan këtë vullnet demokratik, qytetar, vullnet të lirë, përmes votës së tyre, ta nënçmojnë, ta përbuzin dhe ta ulin poshtë. Pra, ne nuk do të lejojmë dhe do të bëjmë…SHTYP VIDEON PËR TË PARË PËRGJIGJEN E PLOTË.

      NISTORI: SI E KOMENTONI VENDIMIN E KSHZ-së?
    • Në asnjë vendvotim në komunë të Zhelinës nuk ka pasur parregullsi. Të gjitha procesverbalet e të gjitha vendvotimeve në komunë të Zhelinës janë të pastra, pa asnjë vërejtje. Ndoshta kanë qenë zgjedhjet më fer, më korrekte ndonjëherë sesa këto që ishin në vitin 2021, më 31 tetor. Nuk ka pasur zgjedhje më korrekte më herët se këta. Pse e them këtë, për arsye se në asnjë procesverbal, në asnjë nuk ka pas vërejtje, përfshirë edhe vendvotimin 2107 që ata e kontestojnë pasi e kanë marrë vesht…SHTYP VIDEON PËR TË PARË PËRGJIGJEN E PLOTË.

      NISTORI: ÇKA ME ANKESËN TUAJ NË GJYKATËN ADMINISTRATIVE?
    • Procedurat e më tutjeshme do t’i bëjë partia me rrugët ligjore, mirëpo për ne duhet të jetë e qartë një gjë dhe këtë e apeloj edhe te qytetarët se vendimi, verdikti i tyre për ne është i pranueshëm. Të gjitha skenarët tjerë janë të papranueshme. Nuk do të lejojmë të ndodhin skenare tjera, pa marrë parasysh cili është çmimi, pa marrë parasysh se ata çfarë duan të bëjnë, ne me dinjitet dhe në formë demokratike do ta mbrojmë komunën e Zhelinës dhe vullnetin e qytetarëve. E kemi obligim moral, e kemi obligim demokratik…SHTYP VIDEON PËR TË PARË PËRGJIGJEN E PLOTË.

      NISTORI: A DO TË NDRYSHOJË REZULTATI NGA KY AKTUAL?
    • Rezultati doli më 31 tetor dhe qytetarët e dhanë verdiktin. Të gjithë gjërat tjera janë lodhje, janë të kota, tentativa prapaskene, janë tentativa marrëveshjesh tavolinash dhe jo ligjore dhe kriminale. Ne e respektojmë vullnetin e qytetarëve që e kanë dhënë më 31 tetor. Ajo se çfarë mund të ndryshojë, për ne nuk ka rëndësi dhe është e papranueshme. Për ne i pranueshëm është rezultati i 31 tetorit 2021…SHTYP VIDEON PËR TË PARË PËRGJIGJEN E PLOTË.

      NISTORI: A E KANË DETYRUAR ME FORCË NJERËZ TË LËVIZJES BESA KRYETARIN E KOMISIONIT NË NJË VENDVOTIM QË TA NËNSHKRUAJË PROCESVERBALIN?
    • Nuk është aspak e vërtetë. Çfarë ka ndodhur! Kryetari i komisionit ka harruar ta nënshkruajë, por nuk bisedohet për vendvotimin 2107, bisedohet për një vendvotim tjetër. Po u hudhet tani pluhur syve që të krijohet huti tek qytetarët. Bisedohet për një vendvotim tjetër. Aty ka harruar kryetari i komisionit të nënshkruajë dhe nuk e ka marrë askush, vet ka ardhur të nënshkruajë…SHTYP VIDEON PËR TË PARË PËRGJIGJEN E PLOTË.

      NISTORI: ÇKA NËSE SEJDIU NUK ZGJIDHET KRYETAR! SI DO TË VAZHDOJË KARRIERA E JUAJ POLITIKE?
    • Ajo nuk do të ndodhë, sepse për këtë vendosin qytetarët. Domethënë qytetarët e dhanë verdiktin. Edhe nëse ndodh, atëherë kjo është formë kriminale. Pse është formë kriminale! Qytetarët votuan dhe nuk ka pasur vërejtje në asnjë procesverbal. Krejt këta prapaskenat janë…SHTYP KËTU PËR TË PARË PËRGJIGJEN E PLOTË. /Nistori/
    Lajmi Paraprak

    Në Maqedoninë perëndimore të Veriut

    Lajmi i rradhës

    Edhe një çmim ndërkombëtar për filmin “I treturi” me regji të Arben Thaçit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë