Kandidati i BDI-së që garoi në komunën e Zhelinës, Fatmir Izairi pas vendimit të Gjykatës Administrative, se në Zhelinë nuk do të ketë rivotim, ka shkruar se vetëm një Zot e di nëse vendimi është politik apo vendim i korruptuar. Izairi i ka falenderuar të gjithë aktivistët dhe votuesit e BDI-së dhe ka uruar Lëvizjen Besa, shkruan Nistori.
“Vendim politik ose koruptiv??!! në Gjyqin Administrativ një Zot e din.Sidoqoftë, Ju qoftë me hajr kryetari aktual banorëve të Komunes së Zhelinës! Urime edhe Levizjes Besa!I faleminderoj nga zemra të gjithë dashamirët, miqtë, mërgimtarët dhe të gjithë ata që në çfarëdo mënyre kanë kontribuar në fushatë”, shkruan Izairi. /Nistori/