Alternativa: Deputetët tanë janë unik dhe debati për shumicën vazhdon edhe ditët në vijim

    Zëdhënësi i partisë Alternativa, Orhan Murtezani në një deklaratë për media në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, ka thënë se debati brenda partisë vazhdon dhe nuk është vendosur asgjë rreth shumicës së re parlamentare, shkruan Nistori.

    “Debati brenda organeve të partisë vazhdon. Deri në këtë moment nuk kemi ndonjë vendim konkret. E kemi lënë që debati të vazhdojë edhe në ditën e nesërme për arsye se deri të enjten kemi ende kohë. Besoj se nesër, më së vonti pasnesër do të kemi qëndrim të prerë në lidhje me qëndrimin tonë si alternativë. Ajo që mund të themi tash është se grupi parlamentar ose deputetët e Alternativës janë unik dhe të bashkuar dhe cilido vendim që do të merret, do të respektohet nga të gjithë deputetët e Alternativës”, shtoi Murtezani.

    Murtezani shtoi se, aktualisht bashkimi me shumicën e re parlamentare nuk është temë diskutimi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut furnizohet me energji elektrike vetëm nga importi

    Lajmi i rradhës

    Izairi: Vetëm një Zot e di nëse vendimi është politik apo i korruptuar!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë