Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në lidhje me unazën e kombit Tiranë – Shkup – Prishtinë ka shkruar në Facebook se Gjykata Kushtetuese sot ka dhënë verdiktin e saj final për korrektësinë juridike të procedurës së realizimit të projektit, përcjell Nistori.
“Kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Korridori 8 dhe Korridori 10 nuk kanë më asnjë pengesë juridike në rrugën e realizimit të tyre! Gjykata Kushtetuese dha sot verdiktin e saj final për korrektësinë juridike të procedurës së realizimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit me kompaninë e mirënjohur të ndërtimit Bechtel – Enka.” – shkruan Ahmeti.
Ai shton se unaza e kombit Tiranë – Shkup – Prishtinë, shumë shpejt do të bëhet realitet. /Nistori/