Kërkohet paraburgim për të dyshuarit e rastit të Gllogjanit

    Ka përfunduar seanca ndaj tre personave të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ka ndodhur ditë më parë në Gllogjan.

    Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur para mediave se prokurorja e rastit ka parashtruar kërkesën e masës së paraburgimit për tre të dyshuarit.

    Sipas tij, tre te arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprën penale ” vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

    “Prokurorja e rastit ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit, këtë kërkesë e ka elaboruar sot në seancën e procedurës paraprake para gjyqtarit. Shpresojmë që gjyqtari të marrë vendimin e duhur”, u shpreh Nikçi.

    Më tej tha se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do të japin më shumë detaje.

    Gjatë seancës dëgjimore, e cila nisi nga ora 16:00, u panë forca të shtuara të Njësisë Speciale para Gjykatës Themelore në Pejë.

    Ndryshe, të shtunën më 11 dhjetor, Policia e Kosovës arrestoi tre persona si të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në fshatin Gllogjan të Deçanit.

    Pas sulmit që iu bë një autobusi, i cili udhëtonte nga Gjakova drejt Gllogjanit, u vranë ngasësi i autobusit dhe dy nxënës që ndodheshin brenda.

    Lajmi Paraprak

    Hidhen mbeturina me furgon në rrugën e Banjës në Tetovë (Foto/Video)

    Lajmi i rradhës

    Hristijan Mickoski përsëri në krye të VMRO-DPMNE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë