Shtrenjtohen derivatet e naftës në RMV

    Komisioni Rregullator për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,73 % në raport me vendimin e datës 28.04.2022.

    Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 2,00 denarë/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,50 denarë/litër.

    Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,510 den/kg dhe do të jetë 52,294 den/kg.

    Nga data 4.5.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

    EUROSUPER BS – 95 86,00 (denarë/litër)
    EUROSUPER BS – 98 88,00 (denarë/litër)
    EURODIZEL BS (D-E V) 87,00 (denarë/litër)
    Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 85,00 (denarë/litër)
    Mazut М-1 SU 52,294 (denarë/kilogram)

    Lajmi Paraprak

    Na duhet një President “hundëlesh”

    Lajmi i rradhës

    Mariçiq: Edhe 100 vjet të vazhdojnë negociatat me Bullgarinë, identiteti maqedonas nuk mund të fshihet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë