Kovaçevski: Dimri i ardhshëm i vitit 2022 do të jetë më i vështiri

    Foto: AIM

    Shefi i Qeverisë dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në emisionin “Click plus” ka theksuar se dimri i ardhshëm i vitit 2022 do të jetë dimri më i vështirë pas Luftës së Dytë Botërore.

    “2022 do të jetë viti më i vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore. Tani mund të them se dimri i ardhshëm do të jetë dimri më i vështirë pas Luftës së Dytë Botërore, prandaj them se kjo sjellje e kryetarit të VMRO-DPMNE-së është jashtëzakonisht e papërgjegjshme”, tha kryeministri.

    Kovaçevski tha se bojkoti i VMRO-DPMNE-së nuk do të dëmtojë Qeverinë por qytetarët.

    “Deputetët nuk zgjidhen nga partia, deputetët zgjidhen nga qytetarët dhe bojkoti, ose siç e quajnë bojkot aktiv në Kuvend, praktikisht nuk do të dëmtojë as Qeverinë, as vetë Kuvendin, por do të dëmtojë qytetarët”, tha. Kovaçevski.

    Ai poashtu theksoi se me hapjen e Klubit Kulturor Bullgar në Manastir e konsideron si një provokim për shkak të emrit “Vanço Mihajlovit”.

    “Nuk jam dakord me hapjen e një klubi në Manastir me emrin Vanço Mihajlov, sepse ai është pjesë e anës së errët të historisë së popullit maqedonas dhe mendoj se ishte një provokim i delegacionit bullgar që erdhi dhe mori pjesë në hapjen e klubit”, thotë Kovaçevski. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Atanasoski: BDI dhe politikanët maqedonas të ndërtojnë monument për njerëzit që ikin nga vendi

    Lajmi i rradhës

    Sot pritet të vazhdojnë negociatat mes SAShK-ut dhe Qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë