Lija e majmunëve, KSI po e ndjek gjendjen në vend

    Komisioni për Sëmundje Infektive po e ndjek gjendjen me linë e majmunëve në botë, si dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat për momentin nuk parashikojnë kufizim të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në kuadër të vendeve ku nuk janë regjistruar,  deklaroi zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq.

    Të mërkurën, theksoi si, është caktuar takim i Komisionit, ndërsa një nga pikat e diskutimit do të jetë gjendja me linë e majmunëve në botë dhe mundësia e transmetimit të mundshëm te ne dhe gatishmëria e sistemit për t’u përballur me një epidemi apo pandemi të mundshme. që do të shfaqej në botë dhe te ne.

    “Çfarë do të diskutohet në takimin e Komisionit për Sëmundjet Ngjitëse të mërkurën do të informojmë pas përfundimit të tij, çfarë planifikojmë të realizojmë më tej  të zbatojmë si aktivitete lidhur me atë që sistemi të jetë sa më i përgatitur për një epidemi të mundshme që mund të ndodhë”, shtoi dr. Mehmedoviqi. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Kreu i shtetit (të tyre) si përçues i interesave të oligarkisë politike

    Lajmi i rradhës

    Tetë muaj pas zjarrit në spitalin modular të Tetovës, ende nuk ka asnjë përgjegjësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë