Vlerat e uthullës së mollës

    Që kur u zbulua për herë të parë në vitin 400 para erës sonë, uthulla e mollës është përshkruar si një eliksir magjik shërues dhe i fuqishëm.

    Uthulla e mollës është një antibiotik i lëngshëm që lufton bakteret dhe ndihmon për një jetë të shëndetshme.

    Sipas të dhënave, uthulla më e mirë është ajo e padistiluar që bëhet nga mollë të freskëta.

    Ajo që vjetërohet në fuçi druri, e cila përmirëson shijen natyrale të produktit.

    Ngjyra e uthullës së pafiltruar është kafe e ndezur.

    Ajo është e trashë dhe në fund të shishes vërehet një substancë si pëlhurë e cila në mesin e ekspertëve të ushqimit njihet si ‘nëna’.

    Pëlhura magjike e uthullës së mollës

    Kjo substancë e ngjashme me një pëlhurë që gjendet tek uthulla e pafiltruar është e pasur me enzima, antioksidantë, proteina dhe baktere.

    Sipas të dhënave sa më e gjatë të jetë periudha e fermentimit, aq më e madhe do jetë ‘nëna.’

    Vlerat e uthullës së pafiltruar

    Uthulla e pafiltruar është e pasur me minerale si kaliumi, fosfori, magnezi, sulfuri, hekuri e të tjerë.

    Duke qenë se kjo uthull vjen nga mollët, ajo është një burim i shkëlqyer i acidit malik.

    Ky acid ndihmon në zbutjen e dhimbjes, i jep trupit energji dhe djeg yndyrnat dhe largon qelizat e vdekura nga lëkura si dhe nxit prodhimin e kolagjenit.

    Për më tepër, uthulla e pafiltruar e mollës veçohet edhe për përmbajtjen e lartë të kaliumit, i cili i mban në formë enët e gjakut.

    Mungesat e kaliumit shkaktojnë dhimbje të kockave dhe muskujve.

    Pa kaliumin, njeriu ndihet shumë i lodhur fizikisht dhe mendërisht.

    Njerëzit që kanë pak kalium në organizëm, harrojnë shpejt, kanë një kujtesë të pakët, janë nervozë, depresivë dhe në ankth.

    Ata preken shumë lehtë nga zbokthi, u bien flokët ose u hollohen.

    Përpos të tjerave, njerëzit që vuajnë nga mungesa e kaliumit kanë duar dhe këmbë të ftohta. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Përse po shëndoshen njerëzit?

    Lajmi i rradhës

    ‘Do rroj, shpresoj, ca kohë, brenda teje’

    Lajme tjera

    Pse çaji me mente?

    Vetëkuptohet se nuk ka ilaç që do t’ju bëjë të humbni peshë në mënyrë magjike brenda natës. Megjithatë,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë