‘Do rroj, shpresoj, ca kohë, brenda teje’

    Mitrush Kuteli

    … Pra, bir, mos qaj: ky është ligji e qënies
    Të vijë rrotull dhe të kthehet rishtaz
    Përbrenda gjirit t’amës s’amëshuar
    Të mosqënies.

    Ku janë ata që patën qënë? Shkuan
    Atje ku qenë – lanë prapa tyre
    Një tingull n’erë, shuar dalngadalë,
    Si çdo qënie.

    Nga shtati i tyre ngjizet rishmë jeta
    Që duhet rrojtur: mbajtur, vojtur, falur
    Kur çasti i madh troket në derën tone
    Urdhëronjës.

    Koprace është jeta në të mira
    Dhe dorëhapur gjëmash dhe mënxyrash –
    Të gjitha duhen hequr dhe duruar
    Zemërkthjellët.

    Un’ rrethin tim e mbylla keq a mirë,
    Si vdekëtar i thjeshtë – hallkë e lidhur
    Dhe shkoj i velur hojesh dhe sherbelesh
    Pa keqardhje.

    Do rroj, shpresoj, ca kohë, brenda teje
    Se kjo ka qënë ëndra ime: shpirtin
    Tim trashëgim të ta le pas vdekjes
    Siç e mora.

    Vazhdo dhe ti të jetës shteg, të shkruar:
    Të larta mos lakmo – se shtypës bëhesh
    As poshtë shumë mos rrëshqit, se shtypesh,
    Qofsh i lumtur!. 

    Lajmi Paraprak

    Vlerat e uthullës së mollës

    Lajmi i rradhës

    Kurti refuzon ftesën e kryeministrit të RMV-së për samitin e radhës të Ballkanit të Hapur

    Lajme tjera

    “Fillikat”

    Maya Angelou Shtrirë, duke menduarMbrëmë nëpër natëSi t’ia gjej shpirtit tim një shtëpiKu uji etje nuk të jepDhe feta e bukës…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë