Koncepti i ri mësimor për klasën e parë dhe të katërt, mësuesit: Nuk është i duhur, ndërsa përmbajtjet nuk përshtaten me moshën e fëmijëve

    “Edhe mësuesit që punojnë me klasën e katërt ankohen se koncepti i ri nuk është i duhur ndërsa përmbajtjet nuk përshtaten me moshën e fëmijëve. Kishim shumë vështirësi, posaçërisht në vendet rurale. Kishim raste kur janë ndarë nga katër tablet në një klasë me 15 nxënës. Prindërit ishin të detyruar të blejnë vet ose shkollat të kërkojnë donacione. Vërtet nuk është në rregull sepse arsimi, sipas kushtetutës dhe të gjitha ligjeve duhet të jetë pa pagesë”, tha Dragana Spasevska, “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.

    Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se koncepti i ri mësimor nuk do të tërhiqet. I njejti do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm shkollor por do të plotësohet me elemente pozitive, mes të cilave rikthimin në përdorim të librave të zakonshëm.

    “Drejtoria pedagogjike pranë ministrisë ka nxjerrë thirrjen për tekstet shkollore për klasën e parë, të dytë, klasën e katërt dhe të pestë. Tash janë në fazë recenzuese po të njejtat tekste shkollore dhe do të pres nga drejtoria pedagogjike që të bëj përzgjedhjen e duhur. Pas kësaj përzgjedhje do të kemi thirrje që të bëhet printimi i materialeve ose librave, në rastin konkret por konceptin e digjitalizimit do ta vazhdojmë bashkë me Byronë për Zhvillimi e Arsimit”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër I Arsimit dhe Shkencës.

    Koncepti i dixhitalizimit u kritikua ashpër nga pjesa më e madhe e prindërve dhe mësimdhënësve për shkak se shkollat nuk ishin të përgatitura për zbatimin e së njejtës. Zëvendësimi i librave me ato dixhital detyroi shumë prindër të bëj fotokopjimin e këtyre librave me shpenzime nga buxheti i tyre. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    MBROJTA NGA ZJARRI | Nuk respektohen kriteret, lëndët ndezëse kërkojnë trajtim të veçantë

    Lajmi i rradhës

    Hotelierët dhe gastronomët shprehen të pakënaqur me numrin e kuponëve turistikë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë