Alimi: Do të kërkoj drejtësi në Strasburg
Pasi ta pranon vendimin në formën e shkruar nga Gjykata Supreme, Feta Alimi thotë se drejtësi për 27 prillin personalisht do ta kërkon në Gjykatën Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Strasburg. Ai beson se padrejtësia ndaj tij nuk do të mund të zbardhet në institucionet e vendit dhe për këtë arsye kërkon drejtësi të paanshme në institucionet ndërkombëtare.
“Po patjetër. Sa kam dëgjuar edhe Gjykata Supreme e ka vërtetuar. Tani do të përgatitem për në Strasburg, individualisht”, deklaroi Feta Alimi në “Rruga drejt…”.
Tani kur ka humbur vendin e punës në Kuvend, Feta Alimi thotë se akoma nuk ka biseduar për një vend pune më ndonjë nga krerët e Aleancës për Shqiptarët. Sipas tij, nëse ai do të punësohet ose jo, duhet pyetur Aleanca për Shqiptarët.
Alimi: Agim Islami më la një amanet kur dola nga burgu
Në ditën kur doli nga burgu, Feta Alimi thotë se ka marr një amanet nga Agim Islami, i dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”. Alimi thoë se mezi pret ditën që Agimit ta takon në liri.
“Ditën kur dole, çfarë të tha Agim Islami? Ai më dëshiroi shumë sukses në jetë. Më tha: vëlla, dashtë Zoti ta çosh këmbën zvarrë dhe drejtësia të dal për të gjithë. Kur dola atë dit isha i gëzuar, por edhe shumë i mërzitur”, deklaroi Feta Alimi.
Alimi: Kurrë nuk e kam menduar se do të dënohem vetëm pse shpëtova një jetë
Abdylfeta Alimi i cili më 27 prill të vitit 2017 shpëtoi Ziadin Selën thotë se nuk e kishte imagjinuar asnjëherë se do të përfundonte në burg vetëm se ka shpëtuar një jetë. Sipas tij, drejtësia në raport me të është treguar e njëanshme për arsye sipas tij të panjohura.
“Kurrë nuk e kam menduar. Nuk është e kapshme kjo. Sot e kësaj dite, e kuptoj pse e kanë bërë, por nuk e di si mundet kështu drejtësia të mbyll vetëm se munden. Pavarësisht se unë mund tua kem prish planet. Pa fije turpi të akuzojnë për terrorizëm, pa fakte dhe pa argumente, nuk e di”, deklaroi Feta Alimi.
Alimi rrëfen momentet më të vështira në burg dhe kur u dënua
Duke folur për vështirësitë në burg dhe gjatë procesit të gjykimit, Feta Alim në “Rruga drejt…” ka deklaruar se momenti më i vështirë për të ka qenë atëherë kur i është shqiptuar dënimi. I emocionuar, Alimi thotë se ka kthyer kokën mbrapa për të parë djalin e tij i cili i ka thënë një gjë në heshtje.
“Momenti më i vështirë ishte kur më dënuan 7 vjet. Ishte djali Burimi dhe bashkëshortja. Atë moment nuk e harroj. U ktheva mbrapa dhe e pash djalin. Ai është e fortë por iu kishin skuqur sytë. Me mimikë ma bëri shumë babi”, deklaroi Alimi.
Alimi: Rëndë e përjetova vdekjen e Rexhail Qerimit
Vdekjen e Rexhail Qerimit, ish i dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”, Feta Alimi thotë se e ka përjetuar shumë rëndë. Sipas tij, Rexhail Qerimi ishte njeriu me të cilin ishte shoqëruar për 3 vite. Alimi thotë se dhimbjen më të madhe e ndjen për familjen e Rexhail Qerimit.
“Me Rexhail Qerimin çfarë raporte kishit? Nuk e teproj nëse them si vëllai me vëllain. Kamë qëndruar me të mbi 3 vite dhe derisa rri më dikë 24 orë, duhet diçka të bashkon. Ishte një njeri me zemër të madhe. Si u ndjeve kur ndërroi jetë? Jo lehtë. Ishte një moment që unë gjithmonë lutesha që të mos dal i vdekur nga aty shkaku i familjes. Më shumë më dhimbset familja e tij se sa vetë Rexhaili”, deklaroi ndër të tjera Alimi.
Alimi: Më ofruan liri me kushtin ta tradhtoj Selën
Alimi deklaroi se gjatë qëndrimit në burg ka pasur disa tentativa nga qarqe të ndryshme të cilët i kanë ofruar liri në këmbim të tradhtisë ndaj Ziadin Selës. Sipas tij, qarqet e tilla i kanë ardhur nga grupe të ndryshme qofshin ato shqiptar ose maqedonas. Presion është ushtruar edhe ndaj familjes së tij.
“Gjithandej më vinin lajme në burg se Sela nuk interesohet, por ata nuk e kanë njohur natyrën time. Në të dyja anët edhe shqiptare edhe maqedonase madje pandërprerë. A tu ofrua ndonjëherë që në kusht të lirisë të kaloni në subjekt tjetër politik dhe ta tradhtoni zotin Sela? Këto kanë ndodhur pas dënimit. Brenda në burg më kanë ardhur sinjale mua dhe fëmijëve. Më Ziadinin e kemi biseduar. Bile ai më ka thënë që të pranoj vetëm që të dal, por i kam thënë se nuk është problemi tek ti, por unë se bëj dot”, shtoi Feta Alimi.
Alimi: Me çelësat që i dhashë nuk janë hapur dyert e Kuvendit
Alimi gjatë intervistës gjithashtu ka deklaruar se me çelësat të cilat ai i ka dorëzuar nuk janë hapur portat e Kuvendit. Sipas Alimit edhe pse gjithçka vërehet në incizimet nga kamerat e sigurisë, gjykata nuk e ka marr për bazë këtë fakt.
“Ishte kërkesë, jo urdhër ku i ke çelësat. I thash brenda. Tha mi jep. Unë ja dhashë celësat sepse ishte epror dhe kishte fuqi politike. Ishte truproja i Trajko Veljanovski. Aso kohe në pushtet ishte VMRO-DPMNE-ja. Por ta dini që me ata çelësa kurrë nuk janë hapur dyert e mesme të Kuvendit. E dini mirë se kush i hapi dyert, ata që u amnistuan”, deklaroi Feta Alimi. /Nistori/






