Richard Grenell, këshilltar i ish-presidentit amerikan, Donald Trump në emisionin “Real american’s voice” ka thënë se në kohën e Trumpit kishte aq shumë progres në dialogun Kosovë-Serbi sa që ishte hedhur si ide mundësia për largimin e forcave të NATO-s nga Kosova.
Grenell më tej theksonte se gjatë mandatit të Trumpit kanë arritur edhe marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
E lidhur me këto deklaratën dhe idenë për mundësinë e largimit të forcave të NATO-s nga Kosova për shkak të progresit në dialogun Kosovë-Serbi gjatë mandatit të Trumpit ka reaguar publicisti Veton Surroi.
Ai e quan demonstrim të pabesueshëm të paaftësisë së diplomacisë së Trumpit idenë e tërheqjes së forcave të NATO-s.
“Demonstrim i pabesueshëm i paaftësisë së diplomacisë Trump në negociatat Kosovë-Serbi, duke përfshirë duke luajtur me idenë e tërheqjes së forcave të NATO-s nga Kosova në këmbim të fluturimeve me kosto të ulët të Lufthansa ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit… Dëshpëruese…”, shkruan Surroi.
Incredible demonstration of incompetence of Trump diplomacy in ???? negotiations, incl. toying with the idea of pulling NATO forces out of ?? in exchange for Lufthansa low-cost flight btw. Prishtina and Belgrade. Rock bottom. https://t.co/86nmp5lDnN
— VetonSurroi (@VSurroi) June 20, 2023






