Seanca e sotme për rastin Titanik, ku i akuzuar është edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, përfundoi pa një përfundim konkret nëse aktakuza për të është e vjetruar. Sipas një analize të OJQ-ve që monitorojnë punën e gjyqësorit, me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, për Gruevskin do vjetërohej vepra penale “strukturim kriminal” e cila ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore. As Prokuroria dhe as mbrojtja sot nuk kërkuan të kontrollohet nëse rasti i Gruevskit është vjetruar.
Prokurorja Lile Stefanova, në një bisedë joformale, informoi se ata do të shpallin qëndrimin e tyre gjatë fjalës përmbyllëse. Nuk specifikohet se kur do të vijë radha e fjalëve përmbyllëse për rastin, por kjo nuk pritet të ndodhë në dy muajt në vijim.
Megjithatë, 16 të pandehurit do të vazhdojnë të gjykohen për veprat penale të “shkeljes së të drejtës së votës”, “shkeljes së lirisë së përcaktimit të votuesve”, “ryshfetit në zgjedhje dhe votim”, “shkatërrimit të materialit zgjedhor” dhe “keqpërdorimit të fondeve për financimin e fushatës zgjedhore”. /Alsat/
Ministri bullgar i Financave, mandatar për formimin e qeverisë së re
Presidenti bullgar Rumen Radev i dorëzoi të premten ministrit të Financave, Asen Vasilev mandatin për formimin e qeverisë…