Zija Çela
– Ku është, ku do të jetë, ku ishte e ku mbeti?
– Kush? – pyeti dikush.
– Ai pra, laneti.
– Shih, shih, pandeha se po thoshe dinjiteti.
Dinjiteti i personit është virtyti më i çmuar i njeriut, xhevahiri që për ta shitur gjen treg përherë, lehtësisht përherë, ndërsa kurrë dhe askund për ta blerë, veçse po të ketë qenë gur i rremë.
Kur nuk e ke, dinjitetin s’ka pushtet që ta jep, por kur e ke, nuk ta heq dot as edhe një mbret.
Dinjiteti?… Ah, i shkreti, trajtohet shpesh si para xhepi.