Drama “Djali” sonte në Teatrin e Tetovës

    Fotografia: Facebook, Teatri i Gjilanit

    Sonte, me fillim nga ora 19:00, në skenën e Teatrit të Tetovës do të jepet shfaqja “Djali” e teatrit të Gjilanit e autorit të njohur francez Florian Zeller, në regji të Erson Zymberit, përcjell Nistori.

    Shfaqja, e cila trajton një nga temat më të ndjeshme sociale – shëndetin mendor te të rinjtë dhe dinamikat e brishta familjare – vjen si një thirrje e fortë për reflektim mbi dhimbjen e heshtur që shpesh mbetet pas mureve të shtëpisë. Historia ndjek dilemën e prindërve të divorcuar që përpiqen të kuptojnë dhe ndihmojnë djalin e tyre adoleshent, Nikolas, i cili përjeton kriza të brendshme dhe të dukshme emocionale.

    Ekipi artistik i shfaqjes:

    • Skenografia: Bekim Korça
    • Kostumet: Qëndresa Isufi
    • Dizajni i dritave: Burim Baftiu
    • Përkthimi: Shkëlzen Berisha
    • Ilustrues: Artan Hajrullahu
    • Producent: Ernest Zymberi

    Në role: Kushtrim Qerimi, Ylzeir Meha, Safete Mustafa-Baftiu, Tringa Hasani dhe Florent Salihu.

    Organizatorët theksojnë se shfaqja përmban temë të rëndë sociale dhe nuk është e përshtatshme për personat nën 16 vjeç. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sonte në teatrin e Gostivarit “Njeriu që pa vdekjen me sy”

    Lajmi i rradhës

    Vjeshta nisi me sezonin e turshive – qytetarët e RMV përballë shtrenjtimit të perimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë