Sonte (4 tetor), në Teatrin e Gostivarit, me fillim nga ora 19:00, jepet premiera e komedisë “Njeriu që pa vdekjen me sy” me autor Viktor Eftimiu, nën regji të Elmir Sejfullait, përcjell Nistori.
Sinopsis
Një zotni i pasur, i lodhur nga jeta dhe i etur për të kuptuar kuptimin e saj, shpëton nga vetëvrasja një Vagabond të varfër. Ajo që nis si një akt human shndërrohet në një marrëdhënie të çuditshme: Vagabondi, në vend që të jetë mirënjohës, fillon ta shfrytëzojë shpëtimtarin e tij, duke kërkuar gjithnjë më shumë. Mes tyre lind një duel i zjarrtë fjalësh, një përplasje mes dy botëve – pasurisë dhe mjerimit – që zbulojnë absurditetin e ekzistencës. Në këtë rrugëtim ironik dhe dramatik, jeta dhe vdekja shfaqen si dy fytyra të së njëjtës enigmë. “Njeriu që pa vdekjen me sy” është një thirrje për reflektim mbi atë që na bën njerëzor dhe mbi kufijtë e lirisë sonë.
Autor: Viktor Eftimiu
Regjia: Elmir Sejfullai
Skenografia: Enes Deari
Kostumet: Emira Ymeri
Luajnë: Driton Lazami, Besian Sulejmani, Arian Ejupi, Kujtime Ahmeti, Afrodita Xhaferi, Besnik Rushiti. /Nistori/






