‘Fati, goditjen e fundit zemrës së njeriut nuk i’a jep gjithmonë menjëherë’

    Stefan Cvajg

    Fragment nga novela Perëndim zemre

    “….Fati, goditjen e fundit zemrës së njeriut nuk i’a jep gjithmonë menjëherë. Ai vjen si rrjedhojë e bashkërendimit të shkaqeve të parëndësishme dhe në këtë bashkërendim shfaqet vullneti i tij i papërmbajtshëm.

    Prekjen e lehtë të parë të tij, ne në gjuhën tonë jo fort të qartë, e quajmë shkak dhe të habitur bëjmë krahasim mes tij dhe forcës, me të cilën ai ka vepruar më pas; por, ashtu si sëmundja, shumë kohë para se të shfaqet, bënë fole në organizmin tonë, edhe fati i njeriut nuk zë fill në çastin kur shfaqet dukshëm dhe është i padiskutueshëm. Edhe ai klloçit gjatë në brendësi të qenies sonë, qarkullon në gjakun tonë para se të shfaqet jashtë. Vetënjohja tanimë është baraz me qëndresën, që thuajse kurdoherë është e kotë…”.

    Lajmi Paraprak

    54 vite nga vdekja e Mitrush Kutelit, themeluesit të prozës moderne shqiptare

    Lajmi i rradhës

    Gruaja në Kanunin e Lekë Dukagjinit

    Lajme tjera

    Kënga e supës

    Bertolt Brecht 1. Kur të mos kesh supë, Si do të ankohesh? Duhet ta kthesh shtetin Të gjithin…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë