54 vite nga vdekja e Mitrush Kutelit, themeluesit të prozës moderne shqiptare

    Mitrush Kuteli është padyshim një nga shkrimtarët, intelektualët, mendimtarët dhe shpërblestarët më të ndritur të nënës Shqipëri. Kuteli ndërroi jetë më 4 maj 1967, duke lënë pas admirimin dhe mirënjohjen për fuqinë e penës dhe forcën e shembullit përmes së cilave i fali letërsisë shqipe të shek. XX një grumbull xhevahiresh të mrekullueshme.

    Ekonomist e specialist i sistemit bankar dhe i prirur për studimin e këtyre disiplinave, ai gjeti tek letërsia një dashuri hyjnore, të cilës i fali pa kursim vlerat e shpirtit të tij.

    Autor që dha kontribut në çdo lëmë letrare, ai ka lënë mbi të gjitha një “ligjërim mbi etikën” e mendimtarit aty ku Descartes e la një të tillë për metodën. Cilësia dhe serioziteti i kritikes letrare të Dhimitrit arriti në atë pikë katarsisi sa iu përvesh vetë krijimtarisë së Mitrushit, si në rastin e përshtatjes në shqip të veprës së Emineskut.

    Në përmbledhjen pak të njohur “Shënime letrare”, kritika e tij ngriti një problemi të madh shqiptar.

    “Është fort e rëndë të thuash se në këtë kuadër shqiptar kaq të vrazhdët, qoftë edhe në botën e shkrimtarëve (dhe veçanërisht në këtë bote!) ku autori vë dorën në kobure ose të ndjek “administrativisht”, ose, të paktën, të rri me kokë me nj’anë, sepse nuk e lavdërove sa desh ay vetë. Në këtë kuadër të vrazhdët, them, ku je i detyruar të pranosh – duke heshtur! – që një thes me kashte të quhet poet klasik ose filozof e një bostan-tavasi, poet, sociolog a s’di ç’tjetër batërdi”. /KultPlus.com/

    Lajmi Paraprak

    Shkrimtarët e mëdhenj rusë që dogjën veprat e tyre

    Lajmi i rradhës

    ‘Fati, goditjen e fundit zemrës së njeriut nuk i’a jep gjithmonë menjëherë’

    Lajme tjera

    Kanuni dhe gjakmarrja

    O njerëz!Zgjidhni rrugën e jetës, zgjidhni rrugën e dashurisë njerëzore, të shpresës.Zgjidhni rrugën e besimit tek e nesërmja,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë