Viti te shqiptarët ka qenë i dominuar me ikje nga vendi, shtrenjtimet, krizën ekonomike, zjarret, moskujdesi për florën dhe faunën, por edhe dasmat. Por ka pasur edhe momente gëzimi, fitoret e kombëtares shqiptare që çuan deri te kualifikimi Euro 2024. Fotografët shqiptarë në këtë artikull reflektojnë me fotot e tyre mahnitëse. Ky është viti i tretë, tashmë traditë e portalit Nistori që shfaq fotografitë më të mira të fotografëve shqiptarë të të gjithë trojeve shqiptare, madje edhe ata që jetojnë në diasporë.
Imazhet e këtij viti ofrojnë një shans për t’u ngritur nga hutimi dhe për të marrë në konsideratë nëse vetëdija duhet të na çojë të kemi kujdes më të madh ndaj gjërave që na rrethojnë. Sot, kujtojmë disa nga imazhet më të mira të tematikave të ndryshëm, natyrë, bota e shpenzëve, shkrepje në rrugë, të traditës, etj. Në vijim i gjeni fotografitë e fotografëve të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Shqipërisë, si dhe të diasporës në Greqi, Itali, Zvicër. /Nistori/











































