Kur të jesh plakur

    Poezi nga William Butler Yeats
    Përktheu Orjela Stafasani

    Kur të jesh plakur, thinjur dhe përgjumur të jesh,
    përkulur pranë zjarrit këtë libër ngadalë lexo,
    për shikimin e butë që patën sytë e tu ëndërro
    dhe për hijet e tyre të thella që më s’do t’i kesh.

    Sa shumë të tjerët t’i deshën çastet madhështore
    dhe dashuruan bukurinë tënde, rrejshëm a vërtet,
    por veç një burrë pas shpirtit tënd pelegrin u tret
    dhe ta deshi fytyrën që e ndryshuan brengat njerëzore.

    Dhe duke u përkulur në vatrën e oxhakut,
    murmuron, pak trishtueshëm, se si iku kjo Dashuri
    dhe fluturoi përmbi male, atje në lartësi,
    duke fshehur fytyrën e saj mes yjesh.

    Lajmi Paraprak

    Shenjat e çuditshme në kryqëzimin e një qyteti francez u bënë hit në rrjetet sociale

    Lajmi i rradhës

    Analiza e ish-ambasadorit Francez: Po humbasim të rinj që i kemi arsimuar me kosto të lartë, për të pasuruar ShBA-në!

    Lajme tjera

    Detajet për interpretim

    Umberto EcoPërktheu: Zija Vukaj Duke qenë se kanë të bëjnë me të vërteta historike, historianët mund të diskutojnë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë