“Fillikat”

    Maya Angelou

    Shtrirë, duke menduar
    Mbrëmë nëpër natë
    Si t’ia gjej shpirtit tim një shtëpi
    Ku uji etje nuk të jep
    Dhe feta e bukës s’është gur i thatë
    Unë dola me një përfundim
    Dhe mendoj se nuk gaboj
    Askush
    Bre askush,
    Nuk mund t’ia dalë fillikat.

    Fillikat, krejt fillikat
    Askush, bre askush
    Nuk mund t’ia dalë kurrë fillikat.

    Na janë do milionerë
    Me para që nuk i përdorin dot kurrë.
    Gratë e tyre shtrigula vijnë vërdallë,
    Fëmijët e tyre këndojnë këngë bluz.
    Ata kanë marrë mjekë që kushtojnë
    T’ua kurojnë zemrat gurë të thatë.
    Por askush,
    Bre askush,
    Nuk mund t’ia dalë kurrë fillikat.

    Tash, nëse më dëgjon mirë
    Unë të tregoj çfarë vetë di.
    Retë e stuhisë po bëhen bashkë
    Era tashmë po fryn e fryn
    Raca njerëzore po vuan pamasë
    Dhe unë nuk po ndiej ankim,
    Pse askush
    Bre askush,
    Nuk mund t’ia dalë kurrë fillikat.

    Fillikat, krejt fillikat,
    Askush, bre askush
    Nuk mund t’ia dalë kurrë fillikat.

    Lajmi Paraprak

    Epoka e udhëheqësve autoritarë

    Lajmi i rradhës

    Çfarë mund të ndodhte nga një presidencë e mundshme e Marine Le Pen?

    Lajme tjera

    Më fal trëndafil

    Rifat Kukaj Ç’po të buzqëshin petaletTrëndafil bukurosh,Si re të buta mbi malePetalet që më shohin proreMë ngjyrën rozëSi…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë