‘Kaq afër jemi, por kaq larg’

    Mitrush Kuteli

    Sime shoqe

    Kaq afër jemi, por kaq larg
    Të lutem mos më prit-
    Na ndajnë terre rreth e qark
    Dhe yll për mua s’ndrit.

    Përse ta lidhësh fatin tënd
    Me një pafat si unë,
    Kur di se emri im u shëmb
    Me dhunë e me përdhunë?

    Pra hidhe hapin guximtar
    Ndaj jetës së gëzuar.
    Dhe më harro këtu, në varr,
    Të vdekur pa mbuluar.

    Se unë pres, përças po pres
    Një udhë fort të gjatë
    Dhe një të martë, në mëngjes,
    Do hidhem nëpër natë.

    Nëpër një natë që s’ka mbarim
    Po qetësi për jetë:
    Pushim…harrim…pushim…pushim…
    Në prehjen e vërtetë.

    Lajmi Paraprak

    Osmani në FDA: Na duhen mesazhe të qarta nga BE si garantues të perspektivës europiane

    Lajmi i rradhës

    BE dhe Ukraina – fituan meskinët

    Lajme tjera

    JEMI ÇKA HAMË

    Poezi nga: Andri Snaer MagnasonPërktheu: Maksim Rakipaj Gjyshi ishte 70% ujëgjyshi ishte 70% përroiqë prej rridhte prej malitpranë…
    Më tepër

    Shtëpia ideale

    Dino Buzzati Po të isha shumë i pasur, do të ndërtoja një shtëpi kështu: një paradhomë shumë të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë