Osmani në FDA: Na duhen mesazhe të qarta nga BE si garantues të perspektivës europiane

    Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias, takoi kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov. Siç njoftojnë nga MPJ, në takim u bisedua për konfliktin ushtarak në Ukrainë dhe si i njëjti do të reflektohet në raport me sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.

    “Na duhen mesazhe të qarta dhe të pahamendshme si garantues të perspektivës evropiane të vendeve të rajonit. Integrimi ynë evropian po bëhet një çështje sigurie dhe vetëm një hap pozitiv në këtë drejtim do të kontribuojë në sigurinë e përgjithshme dhe sigurinë e të gjithë kontinentit evropian”, tha Osmani.

    Në takim u shpreh kënaqësia për procesin e dinamizimit të bashkëpunimit bilateral përmes realizimit të konceptit të grupeve punuese dhe aktiviteteve dhe propozimeve që kanë dalë nga puna e tyre, u diskutuan propozimet e shkëmbyera për përmirësimin e bashkëpunimit në shumë fusha.

    Sa i përket pakos së çështjeve politike, u theksua se komunikimi i drejtpërdrejtë në nivel politik dhe ekspert është një metodë efektive dhe si e tillë do të vazhdojë të përdoret në kontekst të thellimit të marrëdhënieve dhe ngritjes së nivelit të dialogut politik.

    “Atmosfera e vullnetit të shprehur politik dhe fryma e sinqeritetit dhe të qenurit të hapur që mbizotëron në takimet e deritanishme janë drejtimi i duhur dhe pritet të çojnë në zgjidhje të pranueshme reciproke për çështjet me interes për të dyja vendet”, është thënë në takim thonë nga MPJ.

    Lajmi Paraprak

    Suksesi që të lë zbuluar

    Lajmi i rradhës

    ‘Kaq afër jemi, por kaq larg’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë