RMV, porositë onlajn ulin xhiron në rrjetin tregtarë

    Viteve të fundit, sidomos pas paraqitjes së pandemisë Kovid 19 ka një rritje drastike të tregtisë onlajn në Dibër dhe rajon. Nuk ka familje dibrane e cila tani më nuk realizon porosi onlajn për të blerë veshmbathje por edhe pajisje të tjera të nevojshme për amvisëri. Në anketën që bëmë mes dibranëve u informuam se si shkaqe kryesore për rritjen të porosive onlajn janë çmimet më të volitshme si dhe asortimenti i gjerë i gardërobës dhe pajisjeve. Por, në pjesën më të madhe të porosive shpesh ndodh që porositësit të jenë të zhgënjyer për kualitetin të sendeve të porositura por edhe për mos dhënien të llogarive fiskale të cilët në asnjë moment nuk i jepen blerësit. Porositë të përditshme onlajn drejtpërdrejt kanë ndikuar në uljen e xhiros të rrjetit tregtar lokal, e sidomos butikët.

    Edhe para pandemisë tek dibranët ashtu edhe si tek të gjithë banorët e vendit filloi porositja elektronike. Dukuria në fjalë mori një hov të madh gjatë pandemisë dy vjeçare meqë ishte në pyetje tendenca të mos frekuentohet nëpër objektet tregtare me qëllim që të mbrohet shëndetit. Në ato momente dibranët masovikisht filluan të blejnë çdo gjë që është e mundshme nëpërmjet porosive onlajn. Kjo dinamikë vazhdon edhe sot. Dibranët blejnë shumë artikuj nëpërmjet porosive elektronike dhe vet fakti që tani në Dibër funksionojnë gjashtë kargo qendra tregon se ata blejnë shumë produkte që u nevojiten.

    Në një nga Kargo qendrat që veprojnë në qytet takuam dibranin 55 vjeçar Samir. M. Ai thotë se ka ardhur të merr porositë që kanë bërë familjarët e tij e që kanë të bëjnë me veshmbathje.

    “Vajzat e mia kanë bë porosi onlajn të dy fustaneve, dhe dy palë këpucëve nga një qendër tregtare nga Shkupi. Edhe deri tani ata meqë janë në moshë të re sidomos dy vitet e fundit gardërobë sigurojnë në këtë mënyrë. Më parë ata kryesisht furnizoheshin me veshmbathje nga butikët në Dibër por shpesh vizitonin edhe butikët në Strugë, Ohër, Gostivar dhe Tetovë”, thotë Samiri i cili shton se në këtë mënyrë gardëroba sigurohet me më pak para. Këtu takuam edhe Bashkim S. Ai në kargo qendrën ka marrë tre kilogram mjaltë që ka ardhur nga Kumanova.

    “Është mjaltë bio të cilën e kam blerë nga 600 denarë për kilogram kurse tek ne në Dibër kushton nga 1000 denarë për kilogram. Porosi të këtilla kam bërë edhe më parë. Kontaktoj me prodhuesit të mjaltit, kam telefonin e tyre dhe jam i kënaqur nga kualiteti”, thotë Bashkimi.

    Edhe pse janë gjashtë qendra kargo, pothuajse çdo ditë ata funksionojnë me një frekuentim të theksuar të dibranëve. Në bisedën që patëm me një pronar të kargo qendrave u informuam se dibranët porosisin veshmbathje, pajisje të ndryshme shtëpiake, prodhime ushqimore, kozmetikë, materiale të ndryshme, enë kuzhine, dhe kohëve të fundit edhe medikamente për sëmundje të ndryshme për të cilët thuhet se kanë përbërje bio.

    Por, duhet theksuar edhe faktet se përveç goditjes nga kjo dukuri që ka rrjeti tregtar dibran, shpesh herë ndodh që blerësit të jenë të zhgënjyer nga kualiteti i prodhimeve dhe pajisjeve që blihen. Vet fakti se gjatë marrjes të porosisë ata nuk marrin llogarinë fiskale, tregon qartë se nëse janë të zhgënjyer nuk kanë mundësi të kthejnë produktet. 

    Lajmi Paraprak

    Asnjë dibran nuk do të bëhet përmbarues!

    Lajmi i rradhës

    Në mundsh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë